Kur linde qave, por të tjerët qeshën. Jeto në mënyrë të atillë që, kur të vdesësh, ti të shkosh i qeshur, kurse të tjerët të qajnë për ty. /www.shkelqimajdini.tk/


Rrëfime islame


FËMIJA QË FALTE NAMAZ NATE

Një natë Ebu Jezid el-Bistami u ngrit të falë namaz nate, por papritmas e sheh të birin e tij pranë. Meqë djali i tij ishte i vogël, kurse nata e ftohtë dhe pagjumësia e vështirë, i tha: O bir, bjer flejë se nata është e gjatë!

- Po ti pse u ngrite të falesh?, pyeti djali.

- Bir, mua më duhet të ngrihem, ngase kështu ka urdhëruar Allahu xh.sh.

- Kam mbajtur mend një ajet ku Allahu xh.sh., thotë: “Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, apo një tretën e saj…” (El-Muzzemmli, 20), iu drejtua djali, duke vazhduar ta pyes: kush janë ata që u falën me Muhammedin alejhisselam?

Babai iu përgjigj: Ata janë shokët e tij.

- Nëse kështu qenka, atëherë mos më privo nga nderi i shoqërimit tënd për adhurim ndaj Allahut xh.sh., e luti sërish djali babanë.

Babai i mahnitur i tha: Biri im, ti je ende fëmijë dhe nuk ke arritur moshën madhore!

- Baba, unë kam parë se nëna ime kur donte të ndizte zjarrin, së pari fillonte me drunjtë e vegjël, ashtu që të ndizeshin të mëdhenjtë. Kam frikë se në Ditën e Gjykimit Allahu xh.sh. do të fillojë prej neve të vegjëlve, nëse ne nuk e adhurojmë Atë – shtoi më tej djali.

Atëherë Ebu Jezidit iu mbushën sytë me lotë nga frika prej Allahut, andaj e lejoi të birin të falej me të dhe i tha:Ngrihu, biri im dhe fale namazin, se ti ke më shumë merita tek Allahu xh.sh. sesa unë.

 

 

BERBERI DHE MYSHTERIU

Nje njeri shkoi ne berberane per ti prere floket dhe te rregulloje mjekrren e tij. Me te filluar punen berberi, ata u futen ne nje bisede. Ata biseduan shume gjera dhe tema te ndryshme kur me ne fund preken edhe temen per Allahun.

Berberi tha:

- Une nuk besoj se Zoti ekziston.

- Pse e thua kete? Pyeti myshteriu.

- Paj …, mjafton te dalesh ne rruge dhe te kuptosh se Allahu nuk ekziston. Me thuaj nese Allahu ekziston,a do te kishte kaq shume njerez te semure? A do te kishte femije te braktisur? Nese Allahu ekziston, nuk do te kishte dhimbje as vuajtje. Nuk mund ta imagjinoj nje Allah qe do te lejonte gjithe keto gjera.

Myshteriu mendoi per nje moment, por nuk u pergjigj per arsye se nuk deshiroi te filloj me argument.

Berberi perfundoi punen e tij dhe myshteriu leshoi lokalin.

Vetem pak pasi doli nga berberana,ai ne rruge pa nje njeri me floke te gjata,te papasterta dhe me nje mjekerr te parregulluar,ai dukej i palare dhe jo i krehur.

Myshteriu u kthye prap ne berberane dhe i tha berberit:

- A din çfare? Berberet nuk ekzistojne.

- Si mund ta thuash kete? Pyeti i befasuar berberi. Une jam ketu, dhe une jam nje berber qe sapo punova me ju!

- Jo! Bertiti myshteriu … Berberet nuk ekzistojne sepse po te ekzistonin, nuk do te kishte njerez me floke te gjata dhe mjekrra te pakrehura, sikurse ai njeri jashte.

- Ah, por berberet ekzistojne! Kjo eshte ajo qe ju ndodh njerezve qe nuk vijne tek une.

- Pikerisht, pohoi myshteriu. Kjo eshte pika (kuptimi, qellimi)!

Allahu, gjithashtu, ekziston! Kjo eshte pikerisht ajo qe ju ndodh njerezve qe nuk shkojne te Ai dhe nuk kerkojne ndihme nga Ai. Per kete arsye ka kaq shume dhimbje dhe vuajtje ne bote.