Kur linde qave, por të tjerët qeshën. Jeto në mënyrë të atillë që, kur të vdesësh, ti të shkosh i qeshur, kurse të tjerët të qajnë për ty. /www.shkelqimajdini.tk/
Fetva-pjesa e dytë
Pyetje:
Disa njerëz e konsiderojnë të ndaluar dëgjimin e këngëve – çfarëdo qofshin ato – duke u mbështetur në këtë ajet kuranor:
وَمِنْ النَّاسِ مَنْ يَشْتَرِي لَهْوَ الْحَدِيثِ لِيُضِلَّ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَيَتَّخِذَهَا هُزُوًا أُولَئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ مُهِينٌ
“Po, ka nga njerëzit që blejnë tregime boshe e me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e Allahut) si tallje. Për ta me siguri është përgatitur dënim i turpshëm”. (Llukman, 6).
Duke argumentuar se disa ashabë kanë thënë: Tregime boshe në këtë ajet janë këngët, siç argumentuan edhe me ajetin tjetër kuranor:
وَإِذَا سَمِعُوا اللَّغْوَ أَعْرَضُوا عَنْهُ ...
“Dhe kur dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën…”(El-Kasas, 55), duke thënë se kënga është llomotitje, prandaj a është i drejtë ky argumentim me këto dy ajete? Dhe cili është mendimi Juaj mbi dëgjimin e këngëve?
Na jep fetva mbi këtë çështje delikate, sepse njerëzit janë përçarë keq dhe kanë nevojë për një vendim të qartë e të prerë, për se ju falënderojmë dhe Allahu ju shpërbleftë!
Çështja e këngës me instrumente (me muzikë) dhe pa instrumente, është çështje që ka nxitur polemika ndërmjet juristëve islamë qysh nga shekujt e fillimit, të cilët për disa tema janë pajtuar, e për disa të tjera jo.
Janë pajtuar për ndalimin e çdo kënge që përmban elemente vulgare, imoralitet, ose stimulon për mëkat, sepse kënga është vetëm fjalë; e mira është e mirë, kurse e keqja është e keqe. Dhe çdo fjalë që bie ndesh me edukatën islame, është e ndaluar (haram), e ç’mendon nëse i shtohen edhe rima, melodia dhe fuqia e ndërtimit?.
Dhe janë pajtuar për lejimin e asaj që është e pastër nga këto, në rastet e gëzimeve legjitime, si dasmat, kthimi i një të humburi, ditët e festave etj., për të cilat ekzistojnë tekste autentike të qarta.
Ndërkaq, jashtë këtyre, ka mospajtime të dukshme. Kështu, disa syresh lejojnë çdo këngë qoftë me instrument apo pa të, madje e konsiderojnë të dëshiruar (mustehab). Disa të tjerë e ndalojnë (këngën) me instrumente, ndërsa e lejojnë pa to. Ndërkaq disa prej tyre këngën e ndalojnë në mënyrë kategorike, bile e llogarisin ndër të ndaluarat (haram).
Prej qëndrimeve të theksuara, ajo për të cilën ne japim fetva dhe pajtohemi është si vijon: Kënga - në esencë - është e lejuar. Esenca e gjërave është lejimi përderisa të paraqitet teksti i vërtetë për ndalimin e tij. Dhe çdo tekst që është paraqitur rreth ndalimit të këngës, është ose eksplicit e joautentik, ose autentik jo eksplicit. Të këtilla janë edhe dy ajetet e theksuara në pyetje.
Sa i përket ajetit të parë:
وَمِنْ النَّاسِ مَنْ يَشْتَرِي لَهْوَ الْحَدِيثِ
“Po, ka nga njerëzit që blejnë tregime boshe… “, me këtë ajet disa ashabë dhe tabiinë kanë argumentuar ndalimin e këngës (haram). Përgjigjja jonë më e mirë rreth këtij komentimit të tyre, është ajo që po e huazojmë nga fjalët e Imam ibni Hazmit në veprën “El-Muhal-li”, i cili thotë: “Nuk ka argumentim me këtë nga disa aspekte:
I pari: Nuk vlen si argument për tjetërkënd përveç Pejgamberit a.s.
I dyti: Këtë e kanë kundërshtuar sahabët dhe tabiinët e tjerë.
I treti: Teksti i ajetit rrënon argumentimin e tyre, sepse në ajet ka cilësor (vasf):
وَمِنْ النَّاسِ مَنْ يَشْتَرِي لَهْوَ الْحَدِيثِ لِيُضِلَّ
عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَيَتَّخِذَهَا هُزُوًا
“Po, ka nga njerëzit që blejnë tregime boshe e me qëllim që t’i largojnë njerëzit prej rrugës së Allahut pa pasur kurrfarë fakti dhe për t’i marrë ato (ajetet e Allahut) si tallje…”, dhe kush e vepron këtë cilësi, është mosbesimtar (kafir) padyshim, dhe sikur një njeri të blinte një mus’haf për t’i larguar me të njerëzit nga rruga e Allahut, dhe për ta marrë atë si tallje, do të ishte kafir. Kjo është që e qortoi Allahu i Madhërishëm. Dhe asnjëherë nuk ka qortuar i Lartmadhërishmi atë që blen tregime bosh për të luajtur me to, për ta qetësuar veten me to, e jo për të larguar nga rruga e Allahut. Po kështu është rasti edhe me atë që nuk e fal namazin me qëllim duke u marrë me lexim të Kur’anit, apo të Sunetit a Hadithit, apo me këngë, ose diçka tjetër; ai është mëkatar, fajtor tek Allahu xh.sh. Ai që nuk i dëmton ndonjërin nga tarzet duke u marrë me këto që i përmendëm, ai është i mirë.
Kurse për sa i përket ajetit të dytë:
وَإِذَا سَمِعُوا اللَّغْوَ أَعْرَضُوا عَنْهُ ...
“Dhe kur dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën…” (El-Kasas, 55), të argumentuarit me këtë për ndalimin e muzikës (këngës) po ashtu nuk është i qëndrueshëm, sepse shihet qartë se fjala “lagv” e ajetit ka kuptim llomotitje, sharje, fyerje e të ngjashme. Dhe vazhdimi i ajetit flet për këtë:
وَإِذَا سَمِعُوا اللَّغْوَ أَعْرَضُوا عَنْهُ وَ قاَلُوا لَناَ أَعْماَلُناَ
وَ لَكُمْ أَعْماَلُكُمْ سَلاَمٌ عَلَيْكُمْ لاَ نَبْتَغِي الْجاَهِلِينَ
“Dhe kur dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne kemi veprat tona e ju tuajat, qofshi larg nesh, neve nuk na duhen injorantët!” (El-Kasas, 55), dhe ky është i ngjashëm me fjalët e të Lartmadhërishmit për “robërit e Zotit”:
وَ عِباَدُ الرَّحْمانِِ الَّذِينَ يَمْشُونَ عَلَى الْأَرْضِ هَوْناً
وَ إِذَا خاَطَبَهُمُ الْجاَهِلُونَ قاَلُوا سَلاَماً
“E robërit e Zotit janë ata që ecin nëpër tokë të qetë, e kur atyre u drejtohen me fjalë injorantët, ata thonë: “Paqe!”! (El-Furkan, 63).
Edhe sikur ta pranojmë se fjala “lagv” në ajet, përfshin edhe këngën, do të shohim se ajeti rekomandon dhe lavdëron shmëngien nga dëgjimi i saj dhe nuk përmban asgjë që e obligon atë.
Fjala “lagv” sikurse fjala “batil”, do të thotë ajo në të cilën nuk ka dobi. Dhe dëgjimi i asaj nga e cila nuk ka dobi, nuk është haram përderisa nuk dëmton ndonjë të drejtë apo nuk pengon nga ndonjë detyrë fetare.
QË PRETENDOHET SE JANË BIDATE -
PYETJA: Dita e xhuma, pa dyshim, është dita më e mirë e javës. Në këtë ditë është bërë obligim namazi të falet me xhemat (kolektivisht) në kohën e namazit të drekës. Për t’u treguar rëndësia e kësaj dite, për t’u ngritur vlera e saj dhe për t’u amshuar emri i saj, kaptina e gjashtëdhjetë e dytë e Kur’anit është quajtur me këtë emër, Suretu-l-xhumua. Po ashtu, ka shumë hadithe të të Dërguarit të All-llahut, qoftë në dy koleksionet e sakta të haditheve, të Buhariut dhe Muslimit, qoftë në koleksionet tjera të hadithit, të cilat e konfirmojnë vlerën e kësaj dite dhe thërrasin që të përfillet.
Nisur nga vlera e madhe që ka dita e xhuma, djalli i mallkuar e mobilizoi ushtrinë e vet që t’i sfidojnë njerëzit - qoftë masën e gjërë apo intelektualët - dhe t’ua mjegullojnë gjërat, t’ua zbukurojnë vënien e disa adhurimeve në vend të ibadeteve të cilat janë legalizuar për ditën e xhuma. Ata këtë veprim e kanë bërë nga neglizhenca, e me këtë janë përfshirë në përmbajtjen e ajetit 104 të Kaptinës El-Kehf.
A lejohet të thuhet në formë figurative: Nëse dita e xhuma është dita që më së tepërmi u ekspozohet bidateve, atëherë njerëzit të cilët më së tepërmi u ekspozohen sprovave janë të dërguarit e All-llahut, qoftë ata të cilëve u ka zbritur libër apo ata që kanë vepruar me atë libër që është zbritur para tyre.
Bidatet (risitë e urrejtura) që i kanë shpikur njerëzit në ditën e xhuma në esencë janë adhurime me të cilat njeriu i afrohet All-llahut, në këtë nuk ka fare dyshim, e ato nuk kanë marrë tretmanin e bidatit për gjë tjetër pos se janë vënë në vendin jo të duhur, qoftë në kuptim të kohës apo vendit. Ja disa shembuj për këtë:
1. Leximi i Kur’anit me altoparlant në volumin më të madh të zërit, që në këtë formë është bërë prej simboleve të ditës së xhuma, nëse jo edhe prej sunneteve të saj. Kjo, edhe pse ngritja e zërit në xhami duke lexuar nuk është e lejuar, sepse me të dëmtohen të tjerët...
2. Ligjëratat - derset këshilluese që mbahen para hutbes (ligjeratës së xhumasë në minber). Këto ligjërata edhe pse janë adhurim dhe të dobishme, nga ana tjetër nuk janë legjitime në këtë kohë, sepse kjo kohë është kohë e namazeve vullnetare, leximit të Kur’anit dhe dërgimit të salavateve për Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]... Pastaj gjeneratat e para (selefi), për të cilët është dëshmuar se janë në rrugë të drejtë dhe të shpëtuar, nuk e kanë bërë një gjë të tillë, edhe pse ka pasur shkak për të, sepse ata kanë qenë njerëzit më të ditur dhe më të thirrur në shkencë. Ndërkaq neve na mbetet vetëm që t’i pasojmë në atë që e kanë bërë dhe në atë që e kanë braktisur.
3. Ka shumë bidate të cilat i kanë shpikur njerëzit ditën e xhuma, e disa prej tyre i ka përmendur dijetari i shquar Ibn El-Haxh në librin e tij “El-Med’hal”, vëll. II, fq. 203-282. Prej tyre disa janë të pranishme në të gjitha xhamitë e botës, disa tjera janë të pranishme në pjesën më të madhe të xhamive, e disa tjera nëpër xhami në mënyrë selektive, por në përgjithësi, nuk ka xhami ku nuk ka bidate.
4. Ndërkaq bidati i ri i cili u është bashkangjitur bidateve tjera pa mirëseardhje, është bidati që është evident vetëm në Algjeri dhe ka lindur në kryeqytetin e këtij vendi. Fjala është për hutben e tretë në formë të komunikatës në dy faqe të mëdha.
Kjo ndodhi në xhaminë e Abdu-l-Hamid ibn Badisit në kryeqytet, në shtator të vitit 1989. Ligjëruesi pas ligjëratës lajmëroi për këtë komunikatë të cilën unë e quaj hutbe e tretë. Njëri e mori mikrofonin dhe iu drejtua xhematit duke thënë: “O ju besimtarë, mos u shpërndani pas namazit, por qëndroni në vendet tuaja, sepse do t’ju lexohet një komunikatë”. Edhe pse kjo komunikatë ka vlerën e vet, nga ana tjetër nuk është kjo koha dhe vendi i duhur, por koha e saj është në termin tjetër të ditës së xhuma. Poashtu, ajo duhet të publikohet në gazeta, revista dhe simpoziume, apo t’u jepet kompetentëve në ministrinë e arsimit të lartë.
Andaj këtu dua të pohoj se, edhe pse e përkrahi qind për qind përmbajtjen e komunikatës, e proklamoj fuqishëm kundërshtimin tim ndaj mënyrës se si u bë kumtimi i saj, me qëllim që ta mbroj atë që ka qenë praktikë e gjeneratës së parë (selefit) të devotshme.
Ai i cili e lexon kaptinën “El-Xhumu’a” has një ajet i cili i thërret falësit e namazit që menjëherë pas përfundimit të namazit të shpërndahen e të mos qëndrojnë në xhami, madje edhe për namaz vullnetar, e kush dëshiron të falë sunnet, atë do ta bën në shtëpi.
Poashtu, dua të them edhe atë se, ma merr mendja se ajo që bëhet është nga neglizhenca, e në këtë mënyrë luftohen dijetarët. Të lartë janë ata që nuk gabojnë.
A nuk pajtoheni me mua se ky bidat duhet të rezistohet dhe të injorohet?
PËRGJIGJJA: Vëllau im, dije se nuk është bidat çdo gjë që është shpikur pas të Dërguarit të All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], sepse muslimanët kanë shpikur shumë gjëra të cilat nuk kanë qenë në kohën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], por nuk janë konsideruar bidat, fjala vjen si legalizimi i një ezani tjetër ditën e xhuma kur u shtuan njerëzit dhe u zgjerua qyteti i Medines.
Poashtu, në këtë dioptri duhet shikuar edhe shpikjen e shkencave të ndryshme dhe ligjërimin e tyre në xhami, si shkenca e jurisprudencës islame (fik’hu), bazat e së drejtës (usuli fikhu), sintaksa dhe morfologjia, linguistika dhe stilistika, kurse të gjitha këto disiplina shkencore nuk kanë qenë të pranishme në kohën e të Dërguarit të All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], por u paraqitën si nevojë e kohës dhe nuk dolën jashtë synimeve të fesë, por ato janë për t’i shërbyer fesë dhe sillen rreth boshtit të saj.
Për këtë, veprimet të cilat janë në kornizë të synimeve të sheriatit nuk konsiderohen prej risive (bidateve) të urrejtura, edhe pse forma e saj parciale nuk ka qenë prezente në kohën e të Dërguarit të All-llahut, sepse sipas të gjitha gjasave nuk ka pasur nevojë për një gjë të tillë.
Në këtë kontekst është edhe leximi i komunikatave para njerëzve pas faljes së namazit përkitazi me çështje që u tangojnë, sikur që vepruan vëllezërit tanë në xhamitë e Gazës dhe qyteteve tjera të Palestinës në fillim të lëvizjes së Intifadës islame, ashtu që komunikatat, proklamimet dhe thirrjet e tyre kumtoheshin në shtëpitë e All-llahut - xhamitë, në të thirrej prej minareve dhe për këtë shkak fillimisht u quajt: Revolucioni i xhamive.
Xhamia është boshti i aktivitetit në jetën islame. Ajo në kohën e të Dërguarit të All-llahut ka qenë vend misioni dhe qendër e shtetit, sikur që e sqarova këtë në librin tim El-Ibadetu fi-l-Islam. Në xhami mbahen ligjerata dhe këshilla, prej xhamie nisen brigadat e xhihadit, në xhami i Dërguari i All-llahut i pranonte delegacionet e ndryshme dhe ambasadorët, aty lidheshin kurorat, madje aty abisinasit luajtën me shtizat e tyre dhe i luajtën vallet e tyre të njohura në një nga ditët e festës, ndërkaq i Dërguari i All-llahut i stimulonte ata dhe i ndihmonte bashkëshortes së tij Aishes që t’i shikojë.
Andaj, pse nuk mund të jetë xhamia vend për kumtimin e komunikatave islame, përmbajtjen e së cilës aspak nuk e mohon pyetësi, e madje thotë se e përkrah përmbajtjen e saj qind për qind?
Poashtu, çfarë ndalese ka që të mbahet ligjeratë në xhami pas xhumasë, me qëllim që të sqarohen e të detajizohen disa gjëra që janë përmendur në hutbe, e për të cilat nuk ka premtuar koha, apo të jepet përgjigje në disa pyetje që u interesojnë njerëzve?
Unë personalisht e kam pasur traditë këtë që herët, qysh kur ligjëroja në xhaminë Ez-Zemalik në Kajro në vitet e pesëdhjeta të shekullit të kaluar. Pas namazit të xhumasë dhe dy rekateve sunnet ulesha mes njerëzve që t’u përgjigjem pyetjeve që parashtroheshin rreth hutbes - ligjeratës së xhumasë apo rreth çështjeve tjera. Këto tubime ishin mjaft të dobishme, njerëzit patën mjaft dobi dhe i ndiqnin me zell. Unë ende e praktikoj këtë kohë pas kohe në xhaminë ku ligjeroj në Doha, normalisht kur kam kohë dhe më ndihmon shëndeti dhe rrethanat.
Ajeti kur’anor: “E, kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut...” (El-Xhumua: 10), flet se shpërndarja dhe kërkimi i furnizimit pas namazit është i lejuar e jo obligativ, sepse mendimi më i drejtë është se imperativi pas ndalesës konsiston në lejim e jo obligim, siç është rasti me ajetin: “... E kur të hiqni ihramin, atëherë gjahtoni...”, (El-Maide: 2) si dhe ajetin kur’anor për gratë: “E kur të pastrohen, atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar All-llahu...”.(El-Bekare: 222)
Edhe në rastin konkret All-llahu i Madhërishëm e ka ndaluar shitblerjen kur thërret ezani i ditës së xhuma, e kur do të kryhet namazi suprimohet ndalesa dhe çështja ngel ashtu si ka qenë.
Për sa i përket hadithit të cilin e transmentojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu prej Amër ibn Shuajbit, e ky prej babait të vet, se i Dërguari i All-llahut ka ndaluar të recitohen poezi, të bëhet shitblerje dhe të mblidhen njerëzit në rrethe në xhami ditën e xhuma para namazit, e që Tirmidhiu e konsideron të mirë - hasen, kanë theksuar se përmendja e kushtit “para namazit” është argument se kjo lejohet pas namazit për dituri dhe përmendje të All-llahut.
Poashtu edhe ligjërata para xhumasë, për këtë mund të ketë nevojë apo mund ta imponojë interesi që shpresohet nga kjo ligjeratë. Në këtë kontekst duhet përmendur faktin se në shumë vende jo arabe hutbeja mbahet në gjuhën arabe, ndërkaq xhemati i pranishëm nuk e njohin arabishten dhe nuk kanë ndonjë dobi të rëndësishme prej hutbes, që dikton si zakonisht shkurtësinë e saj. Për këtë shkak ata këtë zbrazëti e plotësojnë me ligjeratë në gjuhën përkatëse të popullit para xhumasë ku prezentojnë njerëzit të cilët kanë kohë dhe duan t’i njohin çështjet fetare.
Përafërsisht kështu duhet shikuar edhe ajo që ndodh në Algjeri dhe në disa vende tjera në perëndim të botës arabe dhe Afrikë, sepse shumë ligjërues zyrtarë nuk mund ta arrijnë qëllimin përmes ligjeratave të tyre, ndërkaq njerëzit nuk presin pas namazit, prandaj ligjërata para namazit është kompenzim për dobësinë e hutbes, e në veçanti nëse ai i cili mban ligjeratë - ders është prej atyre që nuk mund ta mbajnë hutben, sepse ndodh që të jetë jo shtetas i atij vendi apo ka ndonjë pengesë tjetër të këtij lloji.
Natyrisht se ky termin nuk është koha ideale dhe do të duhej që hutbeja të mjaftojë, mirëpo nga ana tjetër ky është realiteti ynë, kurse ne shumë herë detyrohemi të zbresim nga idealja në realitetin e ulët, ndërkaq Islami këtë e lejon konform rregullit të domosdoshmërisë dhe dispozitave të saj.
Mbetet ta shqyrtojmë hadithin që e përmendëm prej Amër ibn Shuajbit, përkitazi me të cilin polemikat janë të njohura. Po edhe sikur të pajtohemi se hadithi është i gradës hasen - i mirë, sikur që thotë Tirmidhiu, ai nuk dëshmon për diçka më tepër se veprimi i tillë të jetë i pa pëlqyer, ndërkaq pa pëlqyeshmëria pezullohet me nevojën më të vogël apo interesin më të thjeshtë.
Tirmidhiu thotë: “Disa dijetarë e kanë urrejtur shitblerjen në xhami”, kurse të këtij mendimi janë edhe Ahmedi e Is’haku.
Nga disa dijetarë të tabi’inëve përmendet se tolerohet shitblerja në xhami, kurse prej të Dërguarit të All-llahut, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], në disa hadithe përmendet tolerimi për recitimin e poezive në xhami1.
Mirëpo duhet pasur parasysh faktin se dijetarët e kanë përmendur shkakun e tubimit në rrethe në xhami para namazit. Autori i veprës Tuhfetu-l-ehvedhij përmend se këto rrethe mund t’i shkëpusin rrathët e namazit (safat), sepse muslimanët urdhërohen të vijnë sa më herët në xhami ditën e xhuma dhe t’i ngjeshin safët - rrathët e namazit njëri pas tjetrit; e poashtu këto rrathë ndryshojnë prej formës së tubimit të namazfalësve2.
Po ashtu edhe Ibn A’rebiju në veprën Aridatu-l-ahvedhij fi sherhi Et-Tirmidhijj përmend se është ndalur nga tubimi në rrethe ditën e xhuma, sepse ata duhet të jenë në rrathë të kthyer kah imami në hutbe dhe të rreshtohen pas tij në namaz3. Tubimi në rrethe bie ndesh me këtë, sepse ata qëndrojnë në formë kruzhoqesh jo në drejtim të Kibles, e as të ngjeshur sikur rrathët e namazit. Pra, në këtë formë nuk rreshtohen ata që falen, sepse ata janë të rradhitur në saffe, të drejtuar kah Kibla të gatshëm për namaz kur do të vijë koha.
Dijetarët, nga ndalimi i tubimit në rrethe para xhumasë kanë përfunduar se tubimi në rrethe pas xhumaje është legjitim dhe nuk paraqet problem, sikur që thekson imam Hattabi në veprën Mea’limus-sunen.
All-llahu na ndihmoftë dhe na udhëzoftë në të drejtën.
MARTESA E PEJGAMBERIT A.S. ME SHUMË GRA
PYETJA: Pse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka pasur nëntë gra, ndërkaq muslimanëve ua ka ndaluar martesën me më tepër se katër? Dëshiroj shpjegimin e kësaj urtësie në këtë çështje. Siç e dini, nëpërmes kësaj çështjeje misionarët dhe orientalistët tentojnë të fusin dilema dhe huti..
PËRGJIGJJA: Erdhi Islami dhe e gjeti poligaminë pa kritere, mospërkufizime dhe kushte të caktuara. Njeriu martohej me gra aq sa kishte dëshirë. Kjo kishte ndodhur te popujt e vjetër, saqë transmetohet në librat (pjesët) e Dhjatës së vjetër se Davudi ka pasur 100 gra, Sulejmani ka pasur 700 gra dhe 300 robëresha.
Kur erdhi Islami, e kishte ndaluar poligaminë. Ai i cili ishte i martuar më tepër se me katër gra, me rastin kur e pranonte Islamin, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i drejtohej duke i thënë: “Zgjedh prej tyre katër dhe lëshoi të tjerat”. Nuk mbeteshin nën mbrojtjen e tij më tepër se katër gra. Numri i kufizuar në katër nuk shtohet më tepër. Kushti themelor të cilin duhet plotësuar në martesën me më shumë gra është drejtësia midis grave. Nëse nuk plotësohet ky kriter, atëherë martesa duhet të përkufizohet vetëm me një grua. Lidhur me këtë i All-llahu i Madhërishëm, ka thënë: ”… Nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një…” (En-Nisa: 3) Ky është parimi të cilin e solli Islami. Mirëpo All-llahu e veçoi Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nga besimtarët e tjerë me diçka, e ajo është se ia lejoi atij martesën me ato bashkëshorte që i kishte, nuk e detyroi t’i lëshojë as t’i ndërrojë, por e la të jenë nën mbrojtjen e tij, (nuk e obligoi) ta shtojë numrin e tyre, e as ta ndërrojë ndonjërën prej tyre me ndonjë tjetër. “Prej tash e mbrapa ty nuk të lejohen më gra (të tjera) e as në vend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të mahnit bukuria e tyre, përveç atyre që i ke në posedim.” (El-Ahzab: 52) Fshehtësia në këtë është se bashkëshortet e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kanë një pozitë të veçantë, kanë një respekt të dalluar, të cilat Kur’ani i konsideron “nëna” të të gjithë besimtarëve. All-llahu i Madhërishëm ka thënë: ”Pejgamberi është më afër besimtarëve (dhe më i merituar) se sa vetë ata me vetveten, ndërsa bashkëshortet e tij janë nënat e tyre (nënat e besimtarëve dhe nuk u lejohet martesa me to) …” (El-Ahzab: 6) Nga segmentet e kësaj amësie shpirtërore për besimtarët është se atyre All-llahu ua kishte ndaluar martesën me dikë tjetër pas vdekjes së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. All-llahu i Madhërishëm ka thënë: ”… Juve nuk u takon ta mundoni Të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së tij)…” (El-Ahzab: 55) Kjo do të thotë se ajo grua të cilën e ka shkurorëzuar (lëshuar) Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] do të jetë gjatë tërë jetës e privuar nga martesa me ndonjë tjetër. Në anën tjetër, do t’i bëhet e ndaluar asaj t’i takojë shtëpisë së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kjo llogaritet dënim për mëkatin që nuk e kanë bërë. Të supozojmë sikur të ishte urdhëruar (Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]) të zgjedhë katër prej nëntë grave të tij dhe tjerat t’i shkurorëzonte, katër prej tyre të zgjedhurave do të ishin nënat e besimtarëve, kurse pesë të tjerave do t’ju ndalohej ky nder, ky respekt. Kjo do të kishte qenë një çështje shumë e vështirë dhe mëkat për secilën prej tyre që do të kishte vëndosur që ta largojë nga familja e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe t’ia hiqte atë nder, atë respekt të fituar.
Kjo ishte urtësia hyjnore e cila kishte kërkuar që të gjitha ato të mbeten bashkëshorte të tij. Specifikë, respektivisht, veçori e Të dërguarit fisnik, i cili bën përjashtim nga rregulli: “E tërë e mira është në duart e All-llahut, Ai ia jep atë kuj të dojë; All-llahu është dhurues i gjerë, i gjithëdijshëm”. (Ali Imran: 73)
Në thelb martesa me nëntë gra pse ka ndodhur? Kjo u bë me dije dhe filozofia e saj tanimë nuk është gjë e fshehtë. Vërtet të gjitha ato martesa të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk kanë pasur karakter ashtu siç pretendojnë dhe siç mendohet ndër orientalistë e misionarë të cilët shpifin dhe plasojnë gënjeshtra për këtë pejgamber madhështor. Nuk ka qenë epshi ose ana seksuale faktor që e ka detyruar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] që të martohet me ndonjërën prej atyre grave. Po qe se ajo që shpifin shpifësit dhe gënjejnë gënjeshtarët të ishte e pranishme te ky pejgamber i madh, nuk do të kishim parë që pikërisht në prag të rinisë së tij dhe në fillim të jetës së tij të martohet me një femër e cila ishte 15 vjet më e vjetër se ai. Pejgamberi ishte në moshën 25 vjeçare ndërkaq Hadixhen e martoi në moshën dyzet vjeçare, e cila ishte e martuar më parë dy herë dhe kishte fëmijë me bashkëshortët tjerë. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e kishte kaluar tërë jetën rinore me këtë femër të moshërritur si çift më i lumtur bashkëshortor. Madje vitin kur ajo ndërroi jetë e shpalli “vit i dëshpërimit”. Pejgamberi atë vazhdimisht e ka nderuar, e ka përmendur edhe pas vdekjes së saj, e përmendte atë me plotë dashuri dhe respekt, saqë Aisheja filloi t’ia ketë zili (nga përmendja e tepërt e Hadixhes nga ana e Pejgamberit), edhe pse ajo moti kishte vdekur.
Pas moshës 53 vjeçare të jetës së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pasi që kishte ndërruar jetë Hadixheja, pas emigrimit, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] filloi të martohet me gra të tjera. Sevda Binti Zum’a, ishte femër e shtyer në moshë të cilën e martoi që të jetë zonjë e shtëpisë së tij.
Pastaj deshi t’i forcojë lidhjet mes tij dhe shokut, përcjellësit të tij, Ebu Bekrit “… kur që të dy ishin në shpellë…” (Et-Teube: 40) dhe e martoi të bijën e tij, Aishen. Aisheja ishte tejet e re, por këtë e bëri me qëllim që ta pushojë Ebu Bekrin shpirtërisht. Pas kësaj Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vërejti se Ebu Bekri dhe Omeri që ishin ministra të tij, duhej të ishin në të njëjtin rang, kështu që martoi edhe bijën e Omerit, Hafsën. Ajo ishte e vejë dhe nuk ishte e bukur ose simpatike, gjithashtu edhe Ummi Selemen e kishte martuar të vejë. Bashkëshorti i saj, Ebu Seleme kishte vdekur dhe ajo (Ummi Seleme) mendonte se nuk ka burrë më të mirë, më të vlefshëm se Ebu Seleme. Ajo kishte emigruar bashkë me të, meqë të dy ishin keqtrajtuar për shkak të Islamit. Bashkëshorti i saj ia kishte mësuar çdo gjë që kishte dëgjuar prej Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], kështu që me rastin kur do të qëllohet me ndonjë fatkeqësi, të thotë: ”Ne jemi të All-llahut dhe ne te Ai përsëri do të kthehemi. O Zot më shpërblej mua në fatkeqësinë time dhe ma kompenso atë me diç më të mirë”. Kur e kishte theksuar këtë me rastin e vdekjes së bashkëshortit të saj, e kishte pyetur veten: Kush mund të ishte më i mirë prej njerëzve se Ebu Seleme? Mirëpo All-llahu i Madhërishëm ia kishte kompensuar asaj (një burrë) më të mirë se ai, e ai ishte I dërguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili e kishte fejuar që t’ia zbuste fatkeqësinë dhe thyerjen shpirtërore të saj, t’ia kompensojë burrin, pasi që me të kishte emigruar, kishte lënë familjen dhe ishte kthyer për hir të Islamit.
Gjithashtu, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e kishte martuar Xhuvejrie bint El-Harithin me qëllim që populli i saj ta pranojë fenë dhe t’i nxisë ata që ta dëshirojnë fenë e All-llahut. Shokët e Pejgamberit kishin zënë rob në luftën e Beni Mustalakut, por kur morën vesh se Xhuvejria është prej tyre, se Pejgamberi është martuar me të, i liruan femrat dhe meshkujt e zënë rob, për shkak se ata ishin bërë miq të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe të tillët nuk bën të robërohen. Secila prej atyre bashkëshorteve kishte nga një urtësi.
Ummi Habibja, e bija e Ebu Sufjanit, kishte migruar me burrin e saj për në Abisini. Atij ia kishte shkruar All-llahu fatkeqësinë dhe ai njeri atje ishte larguar nga feja.
Kjo femër ishte e bija e Ebu Sufjanit, i cili kishte rezistuar kundër muslimanëve në krye të idhujtarëve. Ajo e kishte lënë prindin dhe kishte insistuar të migronte me bashkëshortin e saj, me qëllim që ta ruaj fenë e saj. Pastaj ndodhi ajo çka ndodhi me burrin e saj dhe ajo mbeti e vetme në tokë të huaj. Ç’duhej të bënte Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ta linte atë pa mbrojtje dhe kujdes? Jo. Vetë e mori iniciativën që asaj t’ia qartësojë shpirtin dhe t’ia zbusë dëshpërimin – fatkeqësinë. Pejgamberi kishte dërguar një emisar te Nexhashiu, të cilin e kishte autorizuar që ky t’ia martojë Ummi Habiben Pejgamberit dhë t’ia japë asaj “mehrin” në vend të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pejgamberi e kishte martuar Ummi Habiben, ndërkaq ndërmjet tij dhe asaj ishte deti dhe shkretëtira. Në martesën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] me bijën e Ebu Sufjanit fshehet edhe një urtësi tjetër. Me rastin kur Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e martoi bijën e Ebu Sufjanit, përmes kësaj martese dëshiroi të lë gjurmë të mira në shpirtin e Ebu Sufjanit, që sado pak ai ta ndalte armiqësinë kundër Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Me siguri në këtë mënyrë do të kishte minimizuar vrullin e tij në luftën kundër Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], pasi që ndërmjet tyre ishte lidhur kjo miqësi e re.
Nëse studiohet qëllimi i martesës me secilën nga gratë e tij, do të gjejmë urtësi të martesës, nga të cilat Pejgamberi ka synuar diç të arrijë. Pejgamberi nuk është martuar me to për shkak të epshit, kënaqësisë ose për shkak të të mirave të kësaj bote, por filozofia e martesës së tij me to ka qenë interesi që i ka lidhur njerëzit me këtë fe. Në veçanti kjo miqësi në vendet arabe ka vlerë, peshë dhe rëndësi shumë të madhe. Ky ishte synimi i Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], deshi t’i bashkojë ato (familjet e bashkëshorteve të tij) dhe t’i nxisë në Islam, të bëjë lidhjen e tyre me këtë fe, t’i zgjidhë problemet e shumta shoqërore e njerëzore përmes atyre martesave.
Motivi tjetër ka qenë që gratë e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] të jenë nëna të besimtarëve dhe mësuese të këtij ummeti pas Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në çështjet familjare dhe ato çështje që kishin të bënin me gjininë femërore. Që ato t’ua transmetonin njerëzve gjërat më specifike të jetës shtëpiake të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], nga fakti se në jetën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nuk kishte gjëra të fshehura për njerëzit. Nuk ka njeri në histori të cilit i është treguar i gjithë jetëshkrimi pa iu pas fshehur diç nga jetëshkrimi i tij, me përjashtim të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: ”Tregoni, transmetoni nga unë…”, në shenjë arsimimi të ummetit dhe udhëzimi të tij.
Këtu ekziston edhe një urtësi tjetër, por nuk na mundëson vendi për shkoqitjen e saj të hollësishme, mirëpo po theksoj atë që është më karakteristike dhe më me rëndësi. Siç dihet, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte shembull për muslimanët në të gjitha segmentet që kanë të bëjnë me këtë jetë, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për çështjet fetare ose jetësore. Në mesin e atyre çështjeve ishte mënyra e sjelljeve të bashkëshortit me bashkëshorten dhe familjen e tij.
Muslimani vëren shembullin e tij të mirë në Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur është bashkëshort i gruas së vejë, beqare, të moshërritur, të re ose në moshë, e bukur qoftë apo jo, arabe qoftë ose jo, bijë e shokut qoftë apo e armikut.
Në të gjitha këto forma të këtyre mardhënieve bashkëshortore, njeriu gjen në jetën e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] formën më të plotë dhe më të përsosur.
Ai është shembull për çdo bashkëshort në shoqërim të mirë dhe solidaritet sipas rregullave, me një bashkëshorte qoftë ose me më shumë bashkëshorte, pa marrë parasysh se cila do të ishte ajo. Ai nuk do ta lërë bashkëshorten pa një udhëzim të drejtë të shoqërimit të mirë të jetës bashkëshortore të Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Ndoshta kjo do të kishte qenë urtësia më e lartë që shihet nga martesa e pejgamberit tonë, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], me më shumë se një grua.
Pyetja: Përdorimi i kamatës për të paguar taksat
Shkollarë të nderuar, Esselamu Alejkum.
Kam dëshirë të di a mund t’i paguaj taksat vjetore nga interesi (kamata) që e fitoj në dhogarinë e kursimit.
Xhezakum Allah hajr.
Përgjigjia: Ve alajkumu selam ve rahmetullahi ve berekatuhu
Në emër të Zotit Mëshiruesit, Mëshirëbërësi
Në pergjigje të pyetjes suaj, ekonomisti dhe këshilltari i dalluar musliman, Dr. Monzer Kahf, thotë:
Vëlla i dashur, pasiqë interesi i fituar nga llogaria e kursimit apo nga cilado depozitë tjetër nuk është i juaji nga aspekti i sheriatit, nuk mund ta perdorni atë për pagimin e obligimeve legale ndaj qeverisë apo cilit do entitet tjetër ndaj të cilëve ke obligime. Gjithashtu nuk mund ta perdorni atë as për të paguar interesin në borxhin e bazuar në interes që mund të keni huazuar.
Qëndrimi i sheriatit është se interesi i fituar nuk është i fituar, por është pronë e paguesit. Pasiqë paguesi është banka, biznesi i të cilës është të jap borxhe me interes, neve nuk duhet të ja kthejmë atë paguesit, pasiqë një vepër e tillë shton të keqen e interesit (kamatës) duke rritur keqbërësinë. Kështu, duhet të merrni paratë nga interesi dhe të ja dorëzoni ndonjë shoqate bamirëse muslimane, jo si sadakë por me qëllim për t’i mbajtur paratë të pastërta.
Taksat janë obligim civil që esencialisht janë rezultat i të jetuarit së bashku në një shoqëri si dhe shërbime të nevojshme të qeverisë. Prandaj taksat janë obligim personal që duhen të paguhen nga paratë personale e jo nga ato që nuk i posedoni.
Allahu din më së miri.
Disa pyetje drejtuar Jusuf Kardavit:
A thua është e vërtetë se çështja e planifikimit familjar është çështje politike, nën mbikqyrje të shteteve të Perëndimit, me qëllim të pakësimit të popullatës muslimane?
A thua çështja e planifikimit familjar është bërë domosdoshmëri e jetës së përditshme, gjë të cilën e detyron natyra e komplikuar e jetës moderne (bashkëkohore)?
Në cilat raste aborti - si një mjet prej mjeteve të planifikimit familjar - është i lejuar, e në cilat është i ndaluar (haram)?
Cili është qëndrimi islam ndaj çështjes së planifikimit familjar?
Këto dhe një sërë pyetje tjera do të prezentohen sonte para dijetarit të shquar islam, të nderuarit Jusuf El-Kardavi.
Udhëheqësi:
I nderuari dhe i respektuari Dr. Jusuf El-Kardavi!
Cili është mendimi juaj mbi çështjen e planifikimit familjar, duke pasur parasysh se disa e konsideruan atë çështje të kahmotshme (e vjetër), ndërkaq disa të tjerë çështje e kohës moderne si rezultat i përpjekjeve për të luftur shtimin e popullatës në botën islame, kuptohet në kohën kur numri i popullatës në vendet e Perëndimit është në ulje drastike?
Dr. Jusuf El-Kardavi:
Falënderimi i takon vetëm All-llahut, Salavatet dhe selamet e Tij qofshin mbi të dërguarin e All-llahut, Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e tij, shokët dhe gjithë ata të cilët pasuan me dinjitet udhëzimin e tij.
Nuk ka dyshim se ideja e planifikimit familjar është ide e vjetër (e kahmotshme). Njerëzit qysh në kohërat e mëhershme janë interesuar që të kenë familje me më pak anëtarë (fëmijë). Arabët qysh herët thonin: “Familja me më pak anëtarë është njëra nga dy lehtësimet (mirëqeniet e këndshme).” Begati është konsideruar ose pasuria e shumtë ose familja me më pak anëtarë.
Disa prej njerëzve shprehnin dëshirë për familje (anëtarë) të shkëlqyer. Në Spartën e vjetër zgjedhnin vetëm fëmijët të cilët shfaqnin fuqi të jashtëzakonshme; ata, për të vërtetuar një gjë të tillë, i merrnin fëmijët meshkuj dhe i vënin nën nxehtësinë e diellit: ata të cilët i qëndronin nxehtësisë, fitonin meritën e ngeljes në jetë, ndërkaq të tjerët, ata që nuk i qëndronin vapës, vriteshin. Arabët (para shpalljes së Islamit), për dallim nga Spartakët, i vritnin bijat e tyre: “Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla. Për çfarë mëkati ato janë mbytur.”
Krahas femrave, arabët ishin të njohur edhe për vrasjen e disave nga meshkujt e tyre. Kur’ani famëlartë një gjë të tillë e përmend në kontekst të mëkateve të kryera nga njerëzit injorant: “Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.”
Muslimanët, një formë të tillë e njohën përmes “azlit” (ejakulimit të mashkullit jashtë organit gjenital femëror - coitus interruptus). Mashkulli ejakulonte jashtë organit gjenital të femrës, me qëllim që ajo të mos mbetej shtatzënë. Kjo metodë ishte mjaft e njohur. Sahabiu Xhabir ibën Abdull-llah thotë: “Ne ishim prej atyre të cilët zbatonim ejakulimin jashtë organit gjenital femëror (azlin), ndërkaq Kur’ani vazhdonte të shpallej.” Hadith i transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi.
Një formë e tillë e ejakulimit më shumë kishte për të ndodhur me femrat shërbëtore, se sa me gratë e lira (të kurorëzuara), siç transmetohet në hadithin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku ai kishte ndaluar të ejakulohej jashtë organit gjenital femëror te gratë e lira (të kurorëzuara), pos me lejen e tyre.
Ky njëherit është edhe mendimi i një numri të konsideruar të imamëve dhe fukahave, të cilët thonë: “Nuk është i lejuar ejakulimi jashtë organit gjenital femëror, te gruaja e lirë (e kurorëzuar), pos me lejen apo pëlqimin dhe marrëveshjen me të.”
Azli - forma e të ejakuluarit jashtë organit gjenital femëror - u bë metodë mjaft e njohur në atë kohë.
Në kohën moderne kjo çështje mori një formë krejt tjetër: tani kjo ështe më masive se sa që ishte më parë. Në të kaluarën çështja e tillë kishte karakter individual - njeriu shprehte vullnetin e tij të kryente azlin dhe çështja mbaronte - ndërkaq, në kohën moderne kjo çështje filloi të merr përmasa më të gjëra, filloi të merr një koncept të një filozofie të përgjithshme, edhe atë qysh në shekullin nëntëmbëdhjetë, çështje e njohur në shkencën e ekonomisë dhe filozofisë ekonomike, e cila shikon me shikim skeptik ndaj popullatës. Kjo teori është e njohur si teoria e Robert Maltos, e cila kishte shikim skeptik ndaj popullatës dhe e cila pohonte se shtimi i popullatës bëhet në mënyrë permanente gjeometrike, gjegjësisht: 1, 2, 4, 8, 16, 32, 64, 128, ndërsa të ardhurat finansiare shtohen sipas mënyrës permanente matematikore, dhe se e tërë kjo don të thot se pas një kohe të ardhurat për jetesë dhe furnizim do të pakësohen, se në një kohë të ardhme do të ndodhë uria dhe njerëzit do të mbysin njëri-tjetrin.
Kjo teori, sikur të kishte gjetur zbatim, me siguri do të rezultonte me zhdukjen e planetit Tokë nga banorët e saj - njerëzit, sepse njerëzit do të vritnin njëri-tjetrin.
Ne, muslimanët, pa dyshim posedojmë një koncept krejt ndryshe nga ai i Robert Maltosit, apo atyre që mendojnë si ai. Në idenë e tyre ekonomike ekziston problemi i ashtuquajtur “Problemi i mungesës së dendësisë” - problem i cili manifestohet me të ardhurat e rralla dhe të kufizuara, ndërkaq në anën tjetër do të ekzistonin njerëz me numër të pakufizuar.
Ne themi: Jo, të ardhurat nuk janë të rralla, ato ekzistojnë prej se kur All-llahu krijoi tokën dhe e begatoi atë, në të caktoi aftësitë e saj, siç përmendet edhe në Kur’anin famëlartë. All-llahu i Madhëruar për çdo krijesë të Tij në sipërfaqen e tokës siguroi dhe garantoi rriskun (furnizimin), çdo gjë që është në qiell e në tokë i bëri të jenë në shërbim të dobisë së njeriut dhe vetëm atij t’i jenë nënshtruar: “All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe Ai lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhërin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë. Pastaj, Ai është që nënshtroi detin, që prej tij të hani mish të freskët, e prej tij të nxirrni stoli që i bani (i vishni), e i sheh anijet si çajnë (lundrojnë) në të (me ushtimë e çajnë ujin në det). Ua nënshtroi që të shfrytëzoni nga begatitë e Tij dhe ashtu të falënderoni (Zotin).”
Bile edhe fuqinë e diellit e bëri të nënshtruar dhe në shërbim të njeriut:
“Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mundë të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.”
Andaj, problemi nuk është në të ardhurat e vogla, përkundrazi, ato janë të shumta, por është në padrejtësinë dhe përbuzjen e madhe të njeriut. Nisur nga kjo, Islami refuzon filozofinë e përgjithshme e cila bazohet në atë se furnizmi është i vogël (i pamjaftueshëm). Një e treta e planetit Tokë është pothuajse rreth e përqark me detra dhe oqeane. Njeriu ende nuk ka arritur të zbulojë të gjitha gjallesat dhe gjërat që ekzistojnë në to. As shkenca moderne nuk ka arritur të zbulojë tërë atë që ekziston nëpër ujërat e tillë, në të cilat njeriu do të mund të zbulonte gjëra ushqimore. Njeriu nuk arriti të zbulon zhvillimin e gjërave as nga ana e sasisë, po as nga ana e llojit. Si p.sh. në vend se të mbillte një herë, me anë të mjeteve moderne do të ketë mundësi të mbjell dy herë në vit; nëse në një fushë mbjell 4 kallinj grurë, përmes mjeteve moderne në këtë hapësirë do të kishte mundësi të mbjell 10 kallinj. Kjo me anë të mjeteve moderne dhe me anë të përmirësimit të ekstrakteve dhe farave pjellore. Të gjitha këto gjëra do të shërbenin në rritjen e të ardhurave jetësore të njerëzve, si dhe do ta ndihmonin jetën.
Edhe biseda mbi planifikimin familjar do t’i përngjante një filozofie të tillë. Do të kisha shpresuar shumë, që të gjitha filozofitë të bëjnë pjesë në atë që ne e quajmë “Interpretim komploti” - çdo gjë që ndodhë, bëhet kundër muslimanëve. Është e vërtetë se ekzistojnë njerëz të tillë, të cilët nuk dëshirojnë që muslimanët të shtohen; ata ndiejnë frikë të jashtëzakonshme nga rritja e numrit të muslimanëve, e në veçanti Perëndimi. Muslimanët në Gjermani, Francë dhe Rusi janë në rritje e sipër, për dallim nga banorët tjerë të këtyre vendeve, numri i të cilëve është në ulje drastike. Disa prej tyre kanë vetëm nga një apo dy fëmijë, e disa aspak nuk shprehin vullnet për lindje. Disa bile edhe nuk martohen; andaj nataliteti është gjithmonë në rënie e sipër. Ata janë në frikë, mendojnë: “Ne jemi duke u pakësuar, ndërsa muslimanët janë duke u shtuar; kjo do të thotë se pas 20 apo 30 viteve muslimanët do të jenë shumicë nëpër vendet tona”. Bile edhe në ish-Bashkimin Sovjetik, në disa fletregjistre ka ekzistuar kujdesi i veçantë ndaj rritjes së numrit të muslimanëve, të cilët pas një kohe ndoshta bëhen shumicë e cila do të qeveriste me vendin e tyre.
Ne themi: Në disa raste rritja e numrit të anëtarëve të familjeve muslimane është e duhur dhe e kërkuar, siç është rasti me vëllezërit tanë palestinez. Shumë prej tyre u vranë nga arma e çifutëve, mirëpo themi atë që ia thanë gratë muslimane Haxhxhaxhit, në momentin kur ai u kërcënua duke u thënë se do t’i shfarosë, kur ato thanë: “Ti shfaros, por All-llahu mbjell.” Vëre dhe thuaj: “Ku është fuqia e krijesës, në krahasim me fuqinë e Krijuesit?!” Vritne o çifutë cilin të doni. Vritne Muhjiddin Sherifin apo Jahja Ajashin ose Shikakiun, por do të lindin nënat muslimane dhe do të sjellin në këtë botë edhe më shumë Muhjidinë e Ajashë, do të sjellin edhe më shumë.
Në disa raste rritja e numrit të anëtarëve të familjes është e duhur, e në veçanti kur dimë se prej qëllimeve esenciale të martesës në Islam është krijimi i familjes.
Nuk ka dyshim se martesa posedon një sërë qëllimesh, e ndër to edhe prehinë dhe qetësinë: “Dhe bëri mes jush dashurinë dhe mëshirën.”
Ndër qëllimet tjera numërohet edhe lidhja miqësore me njerëz tjerë, siç haset edhe qëllimi i krijimit të familjes (pasardhësve), siç thotë All-llahu i Madhëruar: “All-llahu krijoi për ju bashkëshorte nga vetë lloji juaj, e prej bashkëshorteve tuaja - fëmijë e nipa dhe ju furnizoi me (ushqime) të mira. A besojnë ata të pavërtetën, e të mirat e All-llahut i mohojnë?”
Dhe thotë: “Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu..”
Komentatorët e Kur’anit janë të mendimit se fjala “…kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu” ka për qëllim fëmijët dhe familjen.
Rrisku nuk mund të arrihet ndryshe, pos sipas ligjeve të All-llahut. Është e vërtetë se All-llahu ka garantuar rriskun, siç thotë edhe Vet: “Nuk ka anjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).”
Mirëpo, siç u tha Omeri atyre të cilët ishin ngujuar në xhami pas namazit të xhumasë, e i thanë: “Ne jemi të mbështeturit në All-llahun”, fjalën e tij të shkëlqyer dhe të përjetshme: “Le të mos ndërpret asnjëri të kërkuarit e rriskut, e të thotë: ‘O Zot, më sjell riskun’, ndërsa e dinë se qielli nuk lëshon ari e as argjend, por kur të mbaron namazi, ju vazhdoni të kërkoni të mirat e All-llahut”.
Rrisku ekziston, mirëpo njerëzit janë të detyruar që ta kërkojnë atë, të vrapojnë në të arriturit e tij; ta kërkojnë në mbrenditë e tokës, të përpiqen që ta zgjerojnë fushën e rriskut të tyre; ta kërkojnë ate në mënyrë sa më të bukur, në sasi dhe lloj. Një gjë e tillë është e kërkuar nga njeriu.
Udhëheqësi:
I nderuari Dr. Jusuf El-Kardavi. T’ja nisim nga fillimi. Çështja e planifikimit familjar. A thua si do të kishte mundësi të bëhet një koordinim mes bashkëshortëve rreth planifikimit të familjes, dhe kush është ai që posedon të drejtën e sjelljes së konkluzës mbi këtë çështje?
Dr. Jusuf El-Kardavi:
Një çështje e tillë do të ishte e drejtë e të dy palëve, gjë të cilën e vërteton edhe vetë hadithi i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në të cilin ai ndaloi të kryhet azli (ejakulimi jashtë organit gjenital femëror), pos me lejen e gruas së lirë (të kurorëzuar).
Jeta bashkëshortore ngrihet mbi bazën e mirëkuptimit dhe ndihmës reciproke. Një gjë të tillë e vërejmë edhe në fjalët e All-llahut fuqiplotë, konkretisht mbi çështjen e gjidhënies, gjë e cila është më e vogël se çështjet tjera që kanë të bëjnë me bashkëshortësinë: “E nëse pas një konsultimi dhe pëlqimi (prindërit) shfaqin dëshirën për ndërprerjen e gjirit, nuk është ndonjë mëkat për ta.”
Pas një konsultimi dhe pëlqimi reciprok të të dy palëve (prindërve), medoemos që një çështje e tillë të përfundojë përmes pëlqimit dhe konsultimit të dy bashkëshortëve. Nëse ndodhë që njëri të ketë dëshirë ndryshe nga tjetri, ata me siguri se do të duhet të përpiqen për t’u takuar diku në mes. Ndodh që bashkëshorti të shpreh dëshirë për kënaqësi me bashkëshorten e vet për një kohë sa më të gjatë, gjatë së cilës ai nuk do të dëshironte fëmijë, posaqërisht kur bashkëshortët janë të rinjë. Islami nxit njerëzit që të martohen në moshë sa më të re, por, për fat të keq, në kohën moderne njerëzit po e vonojnë martesën shumë. Në qoftë se ndodh që bashkëshortët të jenë të martuar herët, kjo nuk do të thotë se ata do të duhej që menjëherë të fillojnë procesin e shtimit të familjes (të kenë fëmijë), përkundrazi, le të kënaqen mes vete, dhe nuk pengon asgjë po qe se ata pëlqejnë që një gjë të tillë (lindjen e fëmijëve) ta vonojnë. Ndodh që bashkëshortja të jetë studente me obligime univerzitare, andaj edhe dëshiron që lindja e fëmijëve të pret një kohë, derisa të jetë e përgatitur për shtatzëni, lindje, gjidhënie dhe edukim. Medoemos duhet që mes bashkëshortëve të ekzistojë pëlqimi dhe konsultimi reciprok, ta dëgjojnë njëri-tjetrin.
Në librin e imam Gazaliut “Ihjau ulumud-din” hasen shumë gjëra të sjelljes ideale me All-llahun, kujdesin e veçantë ndaj gjërave të lejuara (hallall) dhe të ndaluara (haram). Po në këtë libër, imam Gazaliu përmend edhe çështjen e azlit, të cilin ai nuk e konsideron haram, po as që e konsideron për mekruh (vepër të papëlqyer). Një gjë të tillë e konsideron sipas nijjetit (qëllimit). Sipas tij, ekzistojnë qëllime të mira dhe qëllime të prishura. Prej qëllimeve të mira Imam Gazaliu konsideron edhe ruajtjen e bukurisë së gruas, kujdesin e kënaqësisë së saj, si dhe kënaqësinë e bashkëshortit të saj. Sipas tij, ekzistojnë gra të cilat pas lindjes e humbin formën e trupit të tyre, ndërsa në anën tjetër, ekziston mundësia që bashkëshorti përkatës të mendojë për martesë me ndonjë femër tjetër. Nuk është gjë e keqe po qe se gruaja shfaq kujdes të veçantë për ruajtjen e bukurisë së saj, me çka e mbron edhe bashkëshortin e saj. Një gjë të tillë Imam Gazaliu e konsideroi për vepër të mirë dhe të pranuar sipas Islamit. Sheriati islam nuk ndalon një gjë të tillë, përkundrazi, ai bile edhe e konsideroi si një ndër shkaqet të cilat i mundësojnë njeriut qetësinë dhe moslodhjen në të kërkuarit e të ardhurave për jetë. Është e vërtetë se të kërkuarit e furnizimit familjar jetësor është gjë e domosdoshme, dhe se ajo konsiderohet edhe një lloj i xhihadit, mirëpo nëse ndodh që të kërkuarit e tillë ta ketë lodhur shumë njeriun, e drejtë e tij është që të kërkojë një jetë më të matur, jetë të palodhshme, jetë ku nuk do ta humbë trupin dhe shpirtin, ku natën bie i lodhur e në mëngjes gdhihet i pafuqishëm, jetë përplot brenga dhe dhimbje. Jo, e drejtë e tij është që të jetojë një jetë të matur dhe të begatshme.
Udhëheqësi:
Prej gjërave të cilat e çrregullojnë jetën bashkëshortore - për sa i përket çështjes së lindjes së fëmijëve - konsiderohet edhe çështja e ndërhyrjes së familjes dhe të afërmëve, e në veçanti e gjysheve dhe vjehrrave. A thua a është e mundshme që të ndërhynë anëtarët e familjes (së bashkëshortëve) dhe të afërmit në këtë çështje, apo një çështje e tillë medoemos duhet të lihet në kompetencat e ndjenjave të bashkëshortëve?
Dr. Jusuf El-Kardavi:
Pa dyshim se ndërhyrja e familjes, qoftë familja e gruas apo e burrit, në jetën bashkëshortore, konsiderohet gjë e cila shpie drejt çrregullimit të tyre. Në të shumtën e rasteve ndodh që gruaja të ndihet alergjike ndaj familjes së burrit, siç ndodh që edhe burri të ndihet njëjtë për sa i përket familjes së gruas. Është e domosdoshme që pas ngritjes së jetës bashkëshortore të mos lejohet ndërhyrja e familjes në këtë çështje, pos në rast të përmirësimit mes dy bashkëshortëve (në rast të acarimit të marrëdhënieve bashkëshortore, me ç’rast preferohet ndërhyrja e familjeve të të dy palëve), siç ishte rasti me vetë Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur ndërhyri mes Fatimes dhe Aliut radijall-llahu anhu me qëllim të pajtimit të tyre. Siç thuhet, i Dërguari i All-llahut, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kishte hyrë tek e bija e tij, Fatimja dhe e kishte pyetur se ku është burri i saj, Aliu radijall-llahu anhu, ndërsa ajo ishte përgjigjur se kishte dalë për në xhami. I Dërguari i All-llahut, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem shkoi në xhami, ku e gjeti Aliun radijall-llahu anhu duke fjetur, ndërsa mbi të vërejti pluhur. I tha: “Çohu, o njeri i dheut”, dhe pajtoi mes atyre dyve. Nuk ka dyshim se një ndërhyrje e tillë është më se e kërkuar. Ndërkaq, ndërhyrja për nxitje apo çarje të kokës, konsiderohet çështje e cila nuk rezulton me diç tjetër, pos me çrregullim të pashmangshëm të jetës bashkëshortore. Gruaja e cila martohet duhet ta ketë të ditur se meritë e saj e parë është bashkëshorti, ndërsa prindërit bëhen meritë e dytë, kurse e drejta e bashkëshortit bëhet e drejtë e parë, e drejtë e cila e tejkalon të drejtën e prindërve të saj. Për fat të keq, një gjë të tillë shumë njerëz nuk e dinë. Disa prej njerëzve përpiqen që me bijat e tyre të martuara të sillen sikur ato të jenë ende në shtëpinë e tyre. Assesi, ajo duhet llogaritur se është në shtëpinë e burrit të saj, dhe se nga ajo kërkohet që ta respektojë vetëm bashkëshortin e vet. Nuk është e lejuar që familja të ndërhyjë, qoftë në këtë çështje apo në çështje tjera, pos në rast të acarimit të marrëdhënieve bashkëshortore, me qëllim të pajtimit dhe pëlqimit mes tyre.
Udhëheqësi:
Cili është qëndrimi islam ndaj mendimit, i cili tash më ka përfshirë pothuajse shumicën e muslimanëve, e i cili preferon familje me më pak anëtarë, me qëllim të formimit dhe edukimit sa më të mirë dhe sa më të lehtë, edhe atë duke qenë të vetëdijshëm në besimin e tyre se rrisku është në duart e All-llahut?
Dr. Jusuf El-Kardavi:
Muslimani tenton që All-llahu ta furnizon atë me pasardhës të mirë dhe të vyeshëm; një tentim i tij për familje të pastër dhe të mirë është çështje që i përket natyrës së tij njerëzore. Një gjë të tillë e kërkuan edhe vetë të Dërguarit e All-llahut. Ibrahimi alejhis-selam tha: “O Zot, më dhuro një pasardhës prej të mirëve, e Ne e përgëzuam atë me një djalë të butë.”
Dhe tha: “Falënderimi i qoftë All-llahut, i Cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is’hakun! Vërtet, Zoti im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.”
Edhe Zekerija alejhis-selam tha: “Të më trashëgojnë mua dhe t’i trashëgojë ata nga familja e Jakubit, dhe bëri ata, o Zoti im, të këndshëm (të vyeshëm)!”
Ajetet e lartëshënuara qartë tregojnë se të kërkuarit e pasardhësve të mirë e të vyeshëm është gjë e natyrës së vetë njeriut. Por a thua të kërkuarit e pasardhësve (fëmijëve) nënkupton vetëm se kuantitetin apo kualitetin? Disa e përmendin hadithin e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Martohuni, shtohuni, se unë do të mburrem me ju para popujve të tjerë.”
A thua shuma e tillë është e kërkuar, edhe në qoftë se është e pavlefshme?
Me siguri se hadithi i mëposhtëm do të sillte përgjigjen adekuate, kur i Dërguari i All-llahut tha: “Do të ndodh që ndaj jush të vërsulen popujt tjerë siç vërsulen egërsirat ndaj gjahut të tyre.” Të pranishmit thanë: “O i dërguari i All-llahut, pse atëherë do të jemi pak?” Ai tha: “Jo, ju atë ditë do të jeni shumë, por do të jeni shkumë (të pavlefshëm), sikurse shkuma e vërshimës.”
E vërshima kaplon dhe merr gjithëçka: dru, gjethe, kallinj, gjëra të lehta të cilat nuk kanë kurrfarë peshe, të cilat nuk ngelin dot në thellësi e as nuk përqëndrohen në të, gjëra sipërfaqësore të cilat nuk kanë dobi. Lumi posedon shtratin e tij të caktuar e të drejtë, ndërkaq vërshima nuk posedon as qëllim, po as shtrat të drejtë. Ummeti i cili do të përjeton periudhën e vërshimës dhe shkumës së saj, edhe pse do të jetë shumë, do të jetë sikurse shkuma e cila nuk sjell asnjë dobi. Ne nuk e duam sasinë (kuantitetin), por e duam cilësinë (kualitetin); duam gjenerata që janë të edukuara me edukatë të shkëlqyer, duam prindër të cilët kanë harxhuar tërë mundin e tyre në edukimin e plotë dhe të përsosur të fëmijëve të tyre. Edukata e përsosur kërkon mund të jashtëzakonshëm; kjo nënkupton edukimin trupor (me anë të ushtrimeve trupore), mendor dhe kulturor; pastaj kërkon edukimin shpirtëror, që manifestohet përmes ibadeteve; edukimin moral, të manifestuar në vlerat e larta kulturore; edukimin ushtarak, të manifestuar në trimëri dhe guxim; edukimin shoqëror dhe politik, të manifestuar në interesimin mbi çështjen e tërë ummetit islam. Me siguri se një gjë e tillë kërkon mund të jashtëzakonshëm. Njeriu i cili do të kishte shumë fëmijë, me siguri se do ta kishte vështirë ta plotësojë një kërkesë të tillë edukative. Kjo çështje nuk është e kufizuar vetëm brenda kornizave të rriskut dhe edukatës së mirë. Përgatitja e një personaliteti islam vetëkërkon ndihmën e jashtëzakonshme të shtëpisë dhe shkollës, sepse shkolla nuk mjafton vetëm. Të gjitha këto kërkohen për të formuar një lloj të ri dhe të vyeshëm të njerëzve, të cilët do të mund t’i shërbenin fesë, vetvetes dhe tërë ummetit. Caktimin e numrit të anëtarëve të familjes e quajmë me emrin “Planifikim familjar”, d.m.th. e planifikojmë familjen e ardhme, e planifikojmë periudhën e lindjes së foshnjës së dytë, gjë që do të na ndihmonte në edukimin sa më të mirë të fëmiut të parë. Në disa hadithe përmendet edhe ndalesa nga marrëdhëniet seksuale me gruan gjidhënëse, sepse një gjë e tillë do të ishte konsideruar si mashtrim i foshnjës e cila ende është në gjirin e nënës (sepse me shtatzëninë e re foshnjës së vogël i ndërpritet qumështi i nënës). Kjo formë në Islam njihet me emrin Gajl.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem e lejoi një gjë të tillë më vonë, duke shfaqur kujdesin e tij të veçantë ndaj sahabëve të tij, për të cilët një gjë e tillë do të paraqiste vështirësi. E kur disa nga sahabet e tij i përmendën se persianët dhe romakët e bëjnë atë dhe nuk u sjell dëm aspak, ai tha: “Sikur të ishte i dëmshëm, do të ishte i dëmshëm për romakët dhe persianët.” Imam Ibën El-Kajjimi thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem shfaqi kujdes të veçantë, sepse si do të kishte mundësi që njeriu të ndalohet nga marrëdhëniet seksuale me gruan e tij gjidhënëse, kur periudha e gjidhënies zgjat plot dy vjet?!”
Mirëpo, në kohën tonë moderne kemi mundësi ta realizojmë atë që e preferoi i Dërguari i All-llahut, edhe nëse njeriu nuk ndalet nga gruaja e tij, kuptohet me anë të barërave (tabletave) kontraceptive të cilat e pengojnë shtatzëninë. Gruaja e sotme është e vetëdijshme për tabletat e tilla, andaj edhe i merr ato në mënyrën më të përshtatshme dhe më pak të dëmshme. Disa preferojnë edhe përdorimin e spirales. Mirëpo, më së miri do të ishte që për një gjë të tillë të konsultohet mjeku i cili do të ndërhyn në çështjen e planifikimit familjar; njëherit ai do ta preferonte atë që sjell më së paku dëm, sepse disa nga gratë pësojnë dëme të mëdha nga barërat dhe tabletat kontraceptive, ndërkaq disa jo. Ekzistojnë tableta të cilat janë të dëmshme, ndërsa ka edhe të tilla të cilat nuk janë të dëmshme. Nuk është e lejuar assesi që gruaja ta lidh grykën e mitrës së saj, me qëllim të pengimit të fekondimit qelizor, sepse një gjë e tillë konsiderohet shëmtim në krijesën e All-llahut. Një vepër e tillë konsiderohet vepër e djallit, siç përmend Kur’ani famëlartë, ku thuhet: “Do t’i shmangë (nga e vërteta), do t’i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t’i urdhërojë dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do t’i urdhërojë dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi.”
I Dërguari i All-llahut i mallkoi ata të cilët ndryshojnë apo shëmtojnë atë të cilën e krijoi All-llahu, si p.sh. njeriun apo gjërat tjera. Shëmtimi apo ndryshimi i krijesave të All-llahut, sipas Islamit, bie në veprat e ndaluara (haram), pos në raste të veçanta e të domosdoshme, në raste në të cilat e kërkon nevoja e pashmangshme.
Disa nga gratë më pyetën, kuptohet për rastet e veçanta e të domosdoshme, lidhur me gruan e cila ka gjasë të mbetet shtatzënë, me ç’rast shtatzënia do t’i sjellte dëm të madh, sa që ekziston frika nga humbja e jetës, se a lejohet lidhja e mitrës. Nuk ka dyshim se në këtë rast lejohet lidhja e mitrës, e sidomos kur kemi parasysh moshën e vonuar të gruas. Në këto raste nuk ka pengesë që të zbatohet një veprim i tillë mjekësor. Mirëpo, pa nevojë, një gjë e tillë konsiderohet e ndaluar.
Shikues nga Ebu Dabi:
Dua të pyes dijetarin e nderuar për rastin e gruas e cila ka tre fëmijë, dhe pas fëmijut të tretë ajo ka lidhur grykën e mitrës (e ka bërë veten të paaftë për lindje), duke pasur parasysh se ajo ka lindur në mënyrë jo natyrore, përmes operacionit.
Dr. Jusuf El-Kardavi:
Në kohën moderne, lindja me anë të operacionit nuk paraqet rrezik, i cili do të nxiste domosdoshmërinë e mosaftësimit për lindje. Kjo nuk paraqet më çështje e cila na bën të lejojmë mosaftësimin përfundimtar të gruas apo lidhjen përfundimtare të mitrës së saj, posaqërisht kur gruaja është në moshë të re. Pastaj, askush nuk mund të di se çfarë do të vie nesër, apo çdo të sjell e nesërmja, e as që di se çfarë fsheh e ardhmja: “S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë Kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se çka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do t’i ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.”
Gjithashtu, mjekët modern një operacion të tillë e zbatojnë në mënyrë shumë të lehtë; disa prej tyre thonë se në shumë vende të botës ekzistojnë gra të cilat nuk lindin ndryshe, pos me anë të operacionit.
Shikues nga Britania e Madhe:
Jam gjinekolog dhe momentalisht jam i punësuar pranë një spitali në qytetin e Liverpulit. Në disa raste jam i detyruar që të kryej procese vaginoskopike, që kanë të bëjnë me veprimet e mosaftësimit shtatzënor. Me sa e di unë, një gjë e tillë në Islam është e ndaluar, pos n
Komentoni temën
No comments found.