Kur linde qave, por të tjerët qeshën. Jeto në mënyrë të atillë që, kur të vdesësh, ti të shkosh i qeshur, kurse të tjerët të qajnë për ty. /www.shkelqimajdini.tk/


Femna muslimane

 

Modelet e bukura për motrat
 
 
Motrat e dashura të mia në Islam, Es-selamun Alejkum!

Ju lutem ndiqeni këto këshilla më poshtë, kështu që të qëndroni atraktive dhe të bukura përgjatë tërë jetës suaj.

1- Ti zbukuroni sytë tuaj, uleni vështrimin tuaj ndaj meshkujve, kjo do t'i bëjë sytë tuaj të pastër dhe të shndritshëm.

2- Për ta zbukuruar fytyrën tuaj dhe për ta bërë fytyrën tuaj të shndrisë, aplikoni dhe merrni avdes pesë herë në ditë.

3- Për ti pasur buzët atraktive, gjithmonë përmendni All-llahun dhe kujtoni të flitni vetëm të vërtetën.

4- Sa për zbukurim të faqeve dhe buzëve me të kuqe, "Modestia" është një nga shenjat më të mira dhe mund të gjendet ku do në secilën qendër Islamike.

5- Për ti larguar papastërtitë nga fytyra dhe trupi juaj, përdorni sapunin të quajtur Istigfar. (kërkim i faljes nga All-llahu) ky sapun do largojë secilën punë të urryer.

6- Tani për flokët tuaj, nëse njëra nga ju keni problem se si ti rregulloni flokët apo si ti ndani ato, atëherë unë ju preferoj "hixhabin Islam" qe do të ju mbrojë flokët tuaj nga prishja.

7- Sa për stoli, zbukuroji duart tuaja me përulësi dhe lejoji që duart tuaja të jenë fisnike dhe jep lëmoshë për të varfrit.

8- Për t'iu shmangur sëmundjeve të zemrës, fali njerëzit të cilët i lëndojnë ndjenjat e tua.

9- Qaforja jote duhet të jetë shenjë që t'i falësh vëllezërit dhe motrat tuaja.
Nëse i ndjek këto këshilla të cilat të jepen nga Krijuesi, ti do kesh një brendësi shumë të bukur dhe atraktive si dhe në dukje të jashtme.

 

 
 

Femra muslimane
AJO KA KARAKTER TË FORTË DHE ËSHTË E MENÇUR
Një ndër karakteristikat me rëndësi të gruas muslimane është edhe karakteri i saj i fortë. Kjo gjithashtu është një prej cilësive që femra muslimane i posedon edhe para se të martohet, e mos të flasim më pas martesës! Në fakt këto janë tregues të pasqyrës së saj se sa ajo e ka kuptuar Islamin si duhet.
Këtë fuqi ajo e nxjerr fillimisht kur e bën zgjedhjen se me kë do ta kalojë pjesën tjetër të jetës. Ajo nuk shkon sipas tekave të babait të saj në qoftë se ai ka devijuar nga rruga e drejtë dhe nëse e detyron të martohet me ndonjë person të padëshiruar nga ana e saj. Gjithashtu, ajo qëndron e paluhatur ndaj atij që ia kërkon dorën e saj për ta marrë për bashkëshorte, pa marrë parasysh se sa është sasia e pasurisë së tij apo forca që ai e posedon, nëse ai është prej mendjemëdhenjve dhe prej atyre që kanë mungesë të cilësive të bashkëshortit të mirëfilltë musliman.
Pasiqë të martohet karakteri i saj përmirësohet edhe më shumë. Fuqia e karakterit të saj, veçanërisht vie në shprehje kur ajo duhet të mbajë qëndrim në çështje të fesë, siç ishte rasti me Um Sulejmen, e cila insistoi të qëndrojë në Islam, edhepse bashkëshorti i saj ishte pabesimtar. Rast tjetër e kemi edhe të Umu Habibe binti Ebu Sufjan, e cila mbeti e palëkundur në fenë e saj kur bashkëshorti i saj, Ubejdullah ibn Xhahsh el – Asadi u bë renegat (femohues) dhe iu bashkua fesë së abisinasve, e kështu me radhë...
Motivi primar i këtyre femrave për të pasur aq pozitë (qëndrim) të fortë është interesimi i tyre për t’u kapur pas Islamit, për të pasur besim të pastër dhe për ta kënaqur Krijuesin. Secila prej tyre shikonte se çfarë është e lejuar në jetën e vet martesore dhe frikësohej se mos vallë po bën ndonjë punë prej të ndaluarave. Nëse ato nuk do të kishin qenë krenare për karakterin e tyre të fortë dhe thënë shkurt, për fenë e tyre, ato do t’i kishin ndjekur urdhërat e meshkujve të prishur... dhe do të ndjeheshin sikur po e humbin rrugën, duke u mbytur në jetesën plot vuajtje me një bashkëshort me të cilin nuk do të kishin dashur të jetojnë. Guximi i këtyre femrave muslimane tregon se si duhet të jenë muslimanet, pa marrë parasysh se në cilin vend jeton.
Në anën tjetër, karakteri i saj nuk duhet ta bëjë femrën muslimane të harrojë se ajo duhet t’i bindet bashkëshortit të vet dhe ta rrespektojë atë. Ajo duhet të bëjë një barazpeshë mes mënyrës se si flet dhe vepron kundrejt tij, pa mungesë konsekuence dhe pa neglizhencë. Madje edhe në ato momente të hidhërimit dhe të konfliktit të cilat janë të paevitueshme në martesë, ajo duhet të kaontrollojë gjuhën e vet prej të folurit e fjalëve banale. Definitivisht, kjo është një cilësi e mirë dhe e rrallë!
Aisha r.a. paraqet shembullin më të lartë të kësaj cilësie. Mënyra se si ajo betohej kur ishte e gëzuar me bashkëshortin e saj dallonte prej mënyrës së të folurit kur ishte e mërzitur me të. Ndërkaq kjo ishte një gjë, të cilën pejgamberi s.a.v.s. e kishte hetuar, kur një ditë asaj i tha: “Unë e di ti kur je e gëzuar prej meje dhe e di kur je e mërzitur prej meje.” Aisha r.a. ia ktheu: “Prej nga e di këtë?” Resulullahu s.a.v.s. iu përgjigj: “Kur je e gëzuar nga unë, thua “Jo, pasha Zotin e Muhamedit.”, e kur je e mërzitur nga unë, thua “Jo, pasha Zotin e Ibrahimit.” Ajo më pastaj ia ktheu: “Po, për Zotin ashtu është, o i dërguar i Zotit, unë vetëm largohem nga emri yt (e jo nga ti në tërësi).”

Çfarë dashurie e sinqertë!!!
Karakteri i Aishes r.a. u bë edhe më i spikatur atëbotë kur ajo u sprovua me shpifje (punë të pabëra nga ajo), me të cilën All-llahu i Madhërishëm e testoi se si qëndrojnë punët me besimin e saj. E ajo, në këtë rast, tregoi qëndreshmëri dhe besim të pastër.
Për këtë çështje nuk mund të gjendet përshkrim më i mirë sesa ai i Ibn Kajim el – Xhevzit, i cili ka thënë: “Ky test ishte aq i rëndë, saqë edhe Shpallja ishte ndalur për një muaj për shkak të tij (testit) dhe asgjë lidhur me këtë nuk i ishte zbuluar Muhamedit a.s. nga ana e All-llahut të Lartësuar gjatë asaj kohe, kështuqë urtësia që fshihej pas asaj që kishte ndodhur iu bë e dukshme besimtarëve, e më këtë atyre iu ngrit besimi, kurse hipokritët u futën në hipokrizi edhe më të madhe dhe natyra e tyre e vërtetë u ekspozua para pejgamberit s.a.v.s. dhe para besimatrëve tjerë.
Aisha ishte ajo e cila e kishte folur të vërtetën dhe prindërit e saj u treguan si robër të mirë të Zotit të Madhëruar. Aisha r.a. dëshpërohej sepse nuk merrte ndihmë nga askush dhe këtë test të rëndë e tejkaloi kur babai i saj, pasiqë All-llahu i Lartësuar e kishte verifikuar pafajësinë e saj, i tha: Zgjohu dhe falënderoje atë! Për Zotin, nuk do ta falënderoj atë; vetëm do të falënderoj All-llahun, i Cili më shfajësoi.
Një aspekt tjetër i urtësisë për ndërprejren e Shpalljes ishte që njerëzit të përqëndrohen vetëm në këtë çështje dhe ta ekzaminojnë atë për së thelli. Besimtarët pritnin me padurim se çfarë do të shpallte i Plotfuqishmi lidhur me këtë çështje. Shpallja erdhi si shiu në tokë të thatë, mu atëherë kur ishte mëse e nevojshme për të dërguarin e All-llahut, familjen e tij dhe së fundi për gjthë besimtarët. Nëse i Gjthëdituri do të shpallte ajet prej më parë për këtë, atëherë urtësia që fshihej pas kësaj ngjarje nuk do të dilte në shesh.
I Madhërishmi dëshiroi që ta tregojë pozitën e të dërguarit të Tij së bashku me familjen e tij në Vështrimin e Tij dhe për ta treguar nderin që ua dha atyre. Ai Vetë deshi që ta mbrojë të dërguarin e Tij dhe t’ia tërheqë vërejtjen armiqve të tij, në atë mënyrë që pejgamberi s.a.v.s. nuk mundi të bënte asgjë.
Nuk ishte e caktuar që pafajësia e Aishes r.a. të deklarohet nga ana e pejgamberit s.a.v.s. edhepse ky i fundit e dinte shumë mirë se ajo ishte e pafajshme dhe në asnjë moment nuk kishte menduar ndryshe, por për shkak të nivelit të tij të lartë të durimit dhe besimit të thellë në All-llahun, ai aktroi në atë mënyrë derisa zbriti Shpallja, e me këtë për t’i treguar njerëzve se Vigjilenti përkujdeset për të dashurin e Tij.
Çdokush që e merr në studim reagimin e Aishes r.a., kur babai i saj i tha të shkojë e ta falënderojë të dërguarin e All-llahut, e ajo kur tha se “Do ta falënderoj vetem All-llahun, sepse Ai ishte që më shfajësoi”, do ta kuptojë diapazonin e saj të gjerë të mençurisë dhe thellësinë e besimit të saj. Ajo, këtë begati ia atriboi vetëm All-llahut dhe vetëm Atë e falënderoi. Ajo, në këtë rast e tregoi fuqinë e karakterit të saj dhe vetëbesimin në pafajësinë dhe pastërtinë e vet. Ajo as nuk ishte e merakosur e as kurreshtare rreth asaj se si do të përfundonte kjo tollovi, sepse ishte e sigurtë në vetvete dhe e dinte mirë se nuk kishte bërë ndonjë gjë të gabuar (të ndaluar). Më tej, vlen të thuhet edhe një fakt se kur ajo tha: “Nuk do ta falënderoj askë tjetër përveç All-llahut, sepse ai më shfajësoi”, ajo u bë edhe më e dashur te i dërguari i All-lahut, paqja dhe mëshira e Tij qoftë mbi të! Ajo paraqiti palëkundshmëri dhe pjekuri të mrekullueshme kur bashkëshorti i saj i dashur, prej të cilit nuk mundej të ndahej, u largua nga ajo për një muaj. Pastaj kur çështja kishte mbaruar dhe kur ai s.a.v.s. ishte rikthyer te ajo, ajo nuk e sulmoi atë dhe as që u vërsul me fjalë të këqija ndaj tij, e sa i përket asaj se sa e ka dashur, ajo është e padiskutueshme! Ky është niveli më i lartë i palëkundshmërisë dhe karakteri më i mirë.”
Islami i jep të drejta femrave, ndërkaq për këto (të drejta) femrat perëndimore i lakmojnë kur dëgjojnë për to. Kjo është pranuar edhe nga anëtaret për liritë dhe të drejtat e femrës që veprojnë në tokat arabe. Shumë prej tyre i kanë vënë vijë të kuqe pretendimit se femrave muslimane u nevojitet liria (d.m.th se ato janë të robëruara, andaj kanë nevojë për liri). Konkretisht, dr. el – Sadavi është pyetur: “A mendoni se femrat evropiane janë shembull për të qenë femër dhe se ato duhet të imitohen?” Ajo është përgjigju me “jo”. Më tej, në elaborim më të gjerë, ajo ka thënë se: “Femrat evropiane kanë përparuar në disa fusha, mirëpo në disa tjera janë ende mbrapa. Ligjet martesore në Evropë femrat i shtypin, prandaj edhe ka ardhur deri tek numri i madh i lëvizjeve për të drejtat e femrës, si në Evropë ashtu edhe në Amerikë.” Pastaj shtoi se: “Feja jonë i ka dhënë femrës të drejta më shumë se çdo religjion tjetër dhe i ka garantuar asaj nder, por ajo që ka ndodhur në disa vende apo kohëra është se meshkujt i kanë përdorur disa segmente për të krijuar sistem patriarkal, në të cilin ata janë dominantë.”
Padyshim që, kjo shtypje patriarkale, që e ka përmendur el – Sadavi është shkaktuar si rezultat i injorancës dhe mospraktikimit të mësimeve islame.

 

 

 
 

 
 
Motra ime e pambuluar: pse nuk mbulohesh?

 

 

 
Arsyetimi i parë:

A je e bindur në vërtetësinë e fesë Islame? - Padyshim, e bindur plotësisht. Deklaratën e Dëshmisë, se, s'ka zot tjetër përveç Allahut, e konsideron si bindje ndaj Zotit, ndërkaq, deklaratën se, Muhamedi është i Dërguari i Allahut, bindje në besueshmërinë e rrugës së tij - Allahu i shtoftë bekim dhe paqe. Motra ime! Po je e bindur se mbulesa është kod i veshjes islame për vajzën muslimane në programin hyjnor?Sikur ti motra ime të mos nxitoje e të shqyrtoje atë që thotë Zoti yt, të Cilin e beson, e çfarë ka thënë i Dërguari i Allahut, të cilin e pranove, e të ishe prej atyre, për të cilët Allahu i Urtë thotë: - Kur'an, 24:51Motër! Nëse ke pranuar për Zot tëndin, Allahun, e për të Dërguar të Tij, Muhamedin - Allahu i shtoftë bekim dhe paqe, atëherë pse moj motër nuk iu bindësh edhe fjalëve të tyre?

 

Arsyetimi i dytë:

Motra ime!I Dërguari i Allahut ka thënë: - Hadith Respekton prindin! Sa bukur po respekton një ndër urdhrat më të rreptë të Zotit tënd, Allahut. A e di moj motër - mos harro t'ia thuash këtë edhe të ëmës sate, se Allahu e ka ngritur aq lartë pozitën e prindërve, e posaçërisht të nënës, sa që e konsideron dëgjueshmërinë ndaj tyre në një shkallë të afërt me njëshmërinë në adhurim ndaj Tij! - Kur'an, 4:36 Moj motër! Dëgjueshmëria ndaj prindërve vetëm në një rast nuk mund të jetë i pranueshëm e as i arsyeshëm: në padëgjueshmëri ndaj Allahut! - Kur'ani, 31:15 Por, mos harro moj motër, se, të mos i respektosh kur kundërshtohet Allahu, nuk do të thotë që të mos jesh e mirësjellshme ndaj tyre! - Kur'ani, 31:15 Si moj motër je në dëgjueshmëri ndaj të ëmës sate ndërsa kundërshton Atë që ty të ka krijuar dhe të ëmën tënde?

 

Arsyetimi i tretë:

Motra ime, vendose dorën në zemër dhe ji e sinqertë, sepse Allahu di në hollësi atë që fshehin zemrat!Nëse je e sinqertë në atë që thua, atëherë mendo pak më shumë, sepse të jesh e mbuluar madje mund të kursesh prej pasurisë tënde. Pasi të duhet vetëm një mbulesë kokë dhe një pallto ta vësh në trup, ndërsa kështu si je e pambuluar, të kushton më shumë! Jo vetëm rrobe, por trendi i rrethit "të detyron" t'i ndërrosh bluzat çdo stinë, madje çdo muaj, e "të detyron" të ndërrosh pantallonat e fustanet, madje edhe të vësh stoli e bizhuteri, që të mos "përqeshesh" nga të tjerat. Të themi kështu:Mund të jesh e sinqertë se, të pëlqen të vishesh si vishet rrethi ku gjendesh, po pse moj motër lejon që rrethi yt të ushtrojë influencë ndaj teje në diçka që prej asaj (vepre) varet Lumturia e Përhershme? Moj motër! Të gjitha hijeshitë dhe stolitë e kësaj jete janë të përkohshme, sado tërheqëse të jenë kurrën e kurrës nuk mund të krahasohen më bukuritë e Jetës Tjetër - jetës së vërtetë, rreth së cilës as syri kurrë më bukur nuk të ka parë, e as veshi nuk të ka dëgjuar, e as shija nuk ka provuar, e as mendja nuk mund të arrij t'i imagjinojë. Motra ime!Mendo pak, ti je në gjendje t'i përshtatesh rrethit, po vallë, pse nuk i lejon vetvetes t'i përshtatet një mënyre jetese, e cila të ruan nga dënimi dhe hidhërimi i Zotit tënd? - Kur'an, 16:43Mësoje këtë mënyrë jetese, që nëpërmjet saj ta fitosh kënaqësinë dhe shpërblimet e Zotit tënd!Motra ime, kur kërkon zgjidhje me sinqeritet, pa dyshim që Allahun e ke në ndihmë. - Kur'an, 65:2,3Për atë motër që dëshiron të jetë "e pranuar" prej shoqërisë dhe rrethit, i themi se, nderi dhe pozita nuk ngritët duke e zbuluar trupin, e duke i ndërruar ngjyrat e rrobave, por nderi dhe pozita të rëndohet në atë shoqëri e rreth duke iu përmbajtur asaj që të ka mësuar Zoti yt dhe i Dërguari i Tij. - Kur'an, 49:13Motra ime në Islam!Për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe xhennetin e Tij, ia vlen të sakrifikosh gjërat më të shtrenjta në sytë e tu!

 

Arsyetimi i katërt:

Motra ime!Po ta dije se sa vapë jep nxehtësia e zjarrit të Xhehennemit, të betohem se, nxehtësia e rrezeve të diellit do të dukej e akullt!! - Kur'an, 9:81Mendo moj motër këtë gjë: të përjetosh pak vapë, e të jetosh në kënaqësinë e Allahut, tek i Cili është kthimi ynë, është veprim i mençur, apo të përjetosh pak freski, e të fitosh hidhërimin e Zotit tënd?Dije moj motra ime, se, djalli i mallkuar është duke u munduar që të të fus në rrjetin e tij, e të të nxjerr nga nxehtësia e kësaj jetë që ti të meritosh vapën njëmend të padurueshme të xhehennemit! Shpëtoje vetveten tënde prej kurtheve të shejtanit të mallkuar, e konsideroje nxehtësinë që sjellin rrezet e diellit dhunti e jo dënim, sepse nëpërmjet vapës që mund të të shkaktoj, të bën të mendosh në vapën e fortë të zjarrit të xhehennemit, e cila tejkalon çdo botëkuptim rreth nxehtësisë. Kështu ti motra ime, i kthehesh Zotit tënd duke sakrifikuar "një qetësi" të përkohshme për hir të Lumturisë së Përgjithmonshme. Kujdesu që e ardhmja jote të mos jetë një vend si ky: - Kur'an, 28:24,25Moj motër!Tejkaloj sprovat, sepse nuk janë veçse kalimtare, dhe dije se, hyrja e xhennetit prej kësaj jete është e thurur me plotë gjëra të hidhura, ndërsa xhehennemi me plotë epshe e dëshira.

 

Arsyetimi i pestë:

Moj motra ime, unë vërtetë do të kisha drojë nëse gjithsecili do të mendonte në këtë mënyrë, sepse atëherë nuk do të mbetej asnjë musliman në tokë. E, askush nuk do të ruante moralin e vet, nga frika se do të rikthehej në imoralitet pas moralit; e askush nuk do të bënte namaz, nga frika se do ta linte...E sheh moj motër se si shejtani i mallkuar lëvizë në mendimet tua dhe të mbanë peng në rrjetin e djallëzive të tij, e nuk të lënë të kapesh për dritën e Allahut?Nuk ka fuqi që mund të të shtyj të largohesh nga rruga e Allahut veçse vetvetja. Vetvetja je ti, motra ime! Të dha Allahu vullnet, falë drejtësisë së Tij, që ti me vetvullnetin tënd të jesh falënderuese dhe mirënjohëse ndaj dhuntive të Tij ndaj teje. Allahu nuk ushtron forcë në bindje dhe vepra, por sprova e rëndë prej Tij për një musliman është edukim e tërheqje e vërejtjes, pra është mëshirë. Prandaj, pranoje atë që përcaktoi Zoti yt për ty, sepse asnjëherë nuk do të humbësh. Po pranove me vullnet e bindje urdhrin e Tij, dije se, do të ndihesh aq shumë e fuqishme, sa që edhe vetvetja jote do ta gjej të çuditshme. Allahu është i butë, nuk të ngarkon përtej mundësive. Është i urtë, nuk të urdhëron të shëmtuarën. Motra ime!I Dërguari i Allahut - Allahu i shtoftë bekim dhe paqe, ka thënë: - Hadith. Ke menduar ndonjëherë të pyesësh për shkaqet që i kanë shtyrë ato vajza për heqjen e mbulesës e të përpiqesh që t'i shmangesh atyre kurtheve të djallit?Po sikur moj motra ime të mendoje për ato vajza që e kanë vënë mbulesën dhe kanë sfiduar çdo pengesë, e janë bërë edhe më të fuqishme, dhe janë kapur për dritën që nuk shuhet, udhëzimin e Allahut të Gjithëfuqishëm? T'i them disa shkaqe, që ato motra të mbuluara i kanë bërë të fuqishme dhe të pa lëkundshme: ato bëjnë namaz rregullisht; i luten Allahut për qëndrueshmëri dhe i janë nënshtruar sinqerisht caktimit të Të Urtit, Allahut. E njeh njeriun me moralin më të madh? Ai ishte i Dërguari i Allahut, Muhamedi - Allahu i shtoftë bekim dhe paqe. E di se si lutej?Thoshte: Ishte i Dërguar i Tij; ishte i pastër nga mëkatet; i njohur për të mirën dhe të keqen. - Kur'an, 68:4

Megjithatë, lutej...Lutju edhe ti motra ime Allahut, që të mos ndjekësh shembullin e atyre vajzave që tradhtuan urdhrin e Allahut, mbulesën. Bëj namaz, sepse namazi të forcon lidhjen me Allahun. Ki durim, se Allahu është me durimtarët! - Kur'an, 2:45

Motra ime muslimane! Nëse me vëmendje dëgjon se çfarë të urdhëron Zoti yt, do ta kuptosh se Ai, është i mëshirshëm ndaj teje dhe ndaj të gjithë atyre që duan udhëzimin e Tij. Nëse i bindesh, do të jesh e palëkundshme. Një premtim hyjnor, fjalë që nuk thyhet, e ai është premtimi i Allahut, Zot i qiejve dhe i tokës e çka mes tyre! - Kur'an, 4:66

Motra ime, lidhu shkaqeve që të bëjnë të qëndrueshme, po shijove ëmbëlsinë e të qenit besimtare e devotshme, edhe sikur të ngrihej i tërë njerëzimi për të të larguar nga rruga e Allahut nuk do t'ia arrinin kurrë!

 

Arsyetimi i gjashtë:

Motra ime!Një burrë që të pëlqen të zbuluar, ai burrë nuk të meriton!Si do të ndiheshe e sigurt me një bashkëshort, që nuk i ka frikë Allahut, e as nuk do të ishte xheloz ndaj teje, e as nuk do të ishte në krahun e atyre që fytyrat e tyre i kanë të drejtuara kah xhenneti?Nuk ke frikë moj motra ime, nga sprova me një burrë, që nderi dhe familja për të janë të parëndësishme? Nuk ke frikë se mund të sprovoheshe me një burrë, që do të ngritte një familje pa themele të shëndosha, me mëkatim ndaj Zotit të botërave, Allahut të Gjithëfuqishëm?A e di se, një shtëpi e familje që ngrihet pa devotshmëri në Allahun, asaj shtëpie e familje i caktohet mundim e vuajtje, si për këtë jetë por edhe për Jetën e Amshueshme? - Kur'an, 20:125

Të jesh e sigurt se, martesa e ndershme, është dhunti që kujt të do Allahu ia mundëson; sa e sa motra të mbuluara janë martuar dhe në martesën e tyre kanë gjetur rehati, e i ka ruajtur nga dora e keqe e njerëzve të pandershëm!A e di moj motër, se një djalë i devotshëm dhe i ruajtur, më pak do të dëshironte të martohej me një vajzë të pambuluar? Ji e sinqertë motra ime! Edhe sikur të thoje se, qëllimi im është i pastër: të lidh kurorë më shpejtë, dije se, në fenë tonë të pastër islame, nuk na lejohet të përdorim mjete të ndaluara për të arritur qëllime të mira. Të të përkujtoj një gjë: nuk bekohet një martesë që arrihet me mos respektim ndaj Allahut të Lartmadhërishëm!


Arsyetimi i shtatë:

Motra ime! Ke pyetur vetveten, nëse e ka kërkuar udhëzimin e Allahut? E, nëse e ka kërkuar, si e ka bërë atë?Siç e përmendëm më sipër, se, Allahu nuk e do forcën; Allahu është i Urtë dhe i Butë; do që Atij t'i binden me vetvullnet, pa shtypje. Por, Allahu për udhëzimin e Vet ka vënë shkaqe, secili njeri që sinqerisht i përmbahet atyre shkaqeve, Allahu me mëshirën e Vet e udhëzon. Motra ime në Islam!Një prej shkaqeve për të kërkuar udhëzimin e Allahut është sinqeriteti; pastaj, vullneti; e pastaj përpjekjet dhe lutjet e tua të vazhdueshme. Një prej lutjeve që ne gjatë namazit e bëjmë është: - Kur'an, 1:6Prej shkaqeve të gjetjes së udhëzimit është edhe shoqërimi me motra të devotshme e vepërmira. Motra ime! Kërkoje udhëzimin e Allahut, e kurrë nuk do të zhgënjehesh!

 

Arsyetimi i tetë:

Moj motër!A e di se, engjëlli i vdekjes është i urdhëruar, që, kur të të vjen afati i ndarjes prej kësaj jete, nuk të jep shans as edhe një sekondë? Atë engjëll të vdekjes e ke në prag të shtëpisë, derisa t'ia jep urdhrin Allahu për hapjen e derës, e atëherë nuk do të kesh kohë madje as për pendim!Engjëlli i vdekjes nuk është i urdhëruar t'i kategorizoj njerëzit në bazë të moshës së tyre apo qëllimeve të tyre. Je adoleshente apo s'je, për melekun e vdekjes je vetëm krijesë me shpirt, e që atë shpirt është i urdhëruar prej Allahut të ta marr! - Kur'an, 63:11Të të pyes moj motra ime: Po sikur të të vijë afati, e të të gjej të pambuluar; me padëgjueshmëri ndaj urdhrit të Allahut, si do të dilje para Allahut?Shpejto sa nuk është bërë vonë! Bëje zgjedhjen në jetë! Do të jetosh pak kohë në këtë jetë përplot sprova, dhe kthimi i të gjithëve është tek Allahu. Përshpejto, hyr në hijen e Allahut, hije që nuk do të ketë hije tjetër në Ditën e Llahtarshme të Gjykimit përveç hijes së Tij! Përshpejto në dëgjueshmëri ndaj Allahut, sepse vërtetë është një fitim i madh! - Kur'an, 57:21Motra ime! Allahu nuk të le në harresë përderisa ti nuk e le në harresë Atë. Ai, i Mëshirshmi, do që ti të fitosh faljen dhe mirësitë e Tij. Jepi vetvetes sate të drejtën për të qenë e përkushtuar në fenë e Tij. A e di se, një kategori e njerëzve, të cilët fshehën pabesimin ndërsa shfaqën besimin, janë ata që e harruan Allahun, kështu që, Allahu i la në harresë. Ata e harruan edhe vetveten, dhe kështu humbën këtë jetë; jetuan gjithnjë me mundime dhe pasiguri, ndërkaq humbën edhe Jetën e Amshueshme; ku do t'i nënshtrohen një dënimi të dhembshëm e të pambarueshëm! - Kur'an, 9:67Motër muslimane! Të këshilloj që të mos hysh në kategorinë e atyre njerëzve, të cilët humbën vetveten e tyre, duke menduar se janë në rrugë të drejtë! Lanë në harresë Fjalët e Allahut dhe kështu u bënë njerëz të pavirtytshëm e të prishur. Siç na porositë Allahu i Mëshirshëm: - Kur'an, 59:19

Të përkujtoj moj motra ime, se në Ditën e Gjykimit, Allahu do të të pyes për rininë se si e ke jetuar e për çdo sekondë të jetës sate!A e di se, kush është rritur me Islam, i është siguruar xhenneti!

 

Arsyetimi i nëntë:

Motra ime!Të të sqaroj një gjë: në Islam ka vetëm dy rrugë, të cilat janë përmendur në Librin e Allahut, Kur'anin; Partia e Allahut, të cilën Allahu e inkurajon dhe e ndihmon, përderisa janë të dëgjueshëm ndaj urdhrave të Tij dhe largohen prej veprave të liga; dhe Partia e Shejtanit të Mallkuar; e ky i mallkuar është i afatizuar, armik i Allahut, e çrregullues në tokë, bashkë me ithtarët e tij. E, ti motra ime, kur të mbulohesh, ke hyr në rrugën e Allahut; je kapur për të Fuqishmin, je prej të shpëtuarve, e po bëmë të kundërtën, nuk jemi të dëgjueshëm ndaj urdhrave të Allahut, atëherë kemi zgjedhur një barkë, të cilën e drejton shejtani i mallkuar, e me të gjejmë pabesimtarët dhe hipokritët, të cilët i bartë në valët e detit drejt humnerës. Allahu na ruajt!Motra ime e nderuar në Islam!Kthehu tek Allahu, drejtoje fytyrën kah Ai, e mos përfill fjalët e atyre që kanë hipur në barkën e shejtanit të mallkuar. Fundi i tyre gjithsesi është ferri e tmerri!!Ty motra ime të duhet vetëm një gjë: t'i mbështetesh Allahut; pra të kërkosh ndihmën e Tij në çështjet e tua. - Kur'an, 3:159

Padyshim dhe sigurisht, ata që pasojnë rrugën e Allahut, jetojnë me Islam, nuk i frikësohen askujt përveç Tij, askush asgjë nuk mund t'u bëj gjë. A e di moj motër, se, çdo jetë, çdo fuqi, çdo gjë është nën Pushtetin e Tij?Askush asgjë nuk mund të të bëj, mirë apo keq, vetëm se me caktimin e Allahut! Po sikur të mblidheshin të gjithë njerëzit të të bënin ndonjë gjë të keqe, pasha Allahun, nuk do të mundnin; po edhe sikur të gjithë njerëzit të bëheshin bashkë për të të bërë ndonjë të mirë, nuk do t'ia arrinin veçse atë që Allahu ka përcaktuar. Po e përfundoj këtë letër me një përkujtim nga Allahu i Lartmadhërishëm: - Kur'an, 3:185

Allahu na mjafton në të gjitha çështjet dhe Ai është ndihmëtari më i mirë! Ve l-hamdu lilahi rabil alemin, ve salallahu alejhi ve selem.

 
 
 
 
Tregim mbi Ummi Selemen
Kur përfundoi nënshkrimi i marrëveshjes së Hudejbijjës, Pejgamberi, s.a.v.s. i urdhëroi myslimanët t'i therin kurbanet dhe t'i heqin ihramët, mirëpo krenaria njerëzore dhe dinjiteti islam, për shkak të nënshkrimit të marrëveshjes që ndalonte vizitën e Qabës dhe tavafin rreth saj, në kraharorët e tyre ndezi hidhërimin e vërtet revolucionar dhe të pakënaqësisë. Ky zjarr i ndjenjave pengoi që të kuptojnë dhe të arrijnë urtësinë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje. Për shkak të këtyre ndjenjave emotive dhe erupsionit të ndjenjave, nuk mundën në këtë marrëveshje të njohin isharetin e fitores së islamit dhe lirimin e Mekkes.
Nuk kuptuan urtësinë se Allahu i kurseu muslimanët nga gjakderdhja, sepse në Mekë jetonin mysliman të cilët fshehnin islamin,dhe sikur të ndodhte beteja, myslimanët duke mos e njohur njëri tjetrin do shkatërronin veten e tyre por jo armikun e përbashkët. Në lidhje me këtë Allahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik thotë: "Ata janë që nuk besuan,ju penguan t'i afroheni Xhamisë së Shenjtë (Qabesë) duke i mbajtur kurbanet të penguar të arrinin në vendin e vet. E sikur të mos kishte burra besimtar dhe gra besimtare, që ju nuk i dinit, e t'i sulmonit duke mos ditur,dhe me mbytjen e ndonjërit prej tyre të turpëroheni (Zoti do të ju jepte leje të hyni në Mekë)( E bëri atë). Për ta marrë Allahun në mëshirën e vet atë që do. Dhe sikur të ishin të ndarë Ne do t'i dënonim me një dënim të rëndë ata prej tyre të cilët nuk besuan" (El Feth, 25)
Kështu, me nënshkrimin e marrëveshjes së Hudejbijjës, Allahu ju zbuloi myslimanëve urtësinë për të cilën i kurseu nga lufta. Më tej Allahu na lajmëron si e lëshoi qetësinë, rahatinë, përmbajturin, stabilitetin mbi Pejgamberin a.s. dhe besimtarët, që të mos luftojnë në atë moment: "Kur ata që nuk besuan ndezën në zemrat e tyre euforinë dhe atë kryelartësi injorante (Pagane), po Allahu dhuroi qetësimin e vet ndaj të dërguarit të vet dhe ndaj besimtarëve..." (El Feth, 26)
Pra, Pejgamberi a.s. urdhëroi besimtarët të therin kurbanet t'i heqin ihramet, por askush prej tyre nuk e bëri. I habitur dhe i hidhëruar, Pejgamberi a.s. hyri te bashkëshortja e tij Ummi Seleme, e bija e Ebi Umejjit, e cila e pyeti: "Çfarë ka ndodhur i Dërguar i Allahut?!" Ai heshti. Të njëjtën pyetje e përsëriti disa herë Ummi Seleme, ndërsa Pejgamberi tha: "U shkatërruan myslimanët! I urdhërova të therin kurbanet dhe të heqin ihramët e ata nuk më dëgjuan." Umme Seleme, atëherë i tha: "I Dërguar i Allahut mos u hidhëro me ata. Shumë janë prekur që nuk mundën të shkojnë në Mekë, të vizitojnë Qaben dhe të bëjnë tavafin. Janë prekur që nuk janë realizuar dëshirat e tyre. I Dërguar i Allahut dil dhe mos fol me askënd. Preje kurbanin, qethi flokët dhe heshtë." Pejgamberi veproi kështu, dhe myslimanët vepruan njëjtë. Therën kurbanet dhe i qethën flokët.
Ky ishte njëri nga momentet më të vështira dhe më delikate në të cilën Pejgamberi, s.a.v.s. e pranoi mendimin e bashkëshortes së tij Ummi Seleme edhe pse te gratë "emocionet janë mbi mendjen", konform hadithit të Pejgamberit: "...jo plotësisht me mend dhe fe"! Që d.m.th. që gruaja bënë gjëra për të cilat mendja ndalet dhe kur mendja ndalet, ajo shërbehet me emocione. Pra, jeta e gruas është e thurur me më shumë emocione, ndërsa jeta e mashkullit me më shumë mend.
Detyra e mashkullit është të fitojë furnizim (rizk, nafakë), për çfarë duhet të vijë në shprehje racionaliteti i tij, në të cilën nuk ka vend për emocione. Të marrim për shembull fëmijën i cili dëshiron të realizoj ndonjë dëshirë të tij. Prej kujt më tepër dhe më lirshëm kërkon. Natyrisht prej nënës,sepse nëna mendon me emocione, ndërsa babai më tepër përdor mendjen dhe më rënd është për ta "përpunuar". I pyetur, se kujt më tepër njeriu duhet pasur vëmendje në jetë, Pejgamberi s.a.v.s. tre herë e ka përmendur nënën, e pastaj babanë. Gjithashtu ka thënë: "Xhenneti është te këmbët e nënës!"
Ummu Seleme me një rast iu drejtua Pejgamberit s.a.v.s. "I dërguar i Allahut, më thuaj për fjalët e Allahut' Hurul ain!'" Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: "Hurul ain- d.m.th. gra të bardha, me sy të mëdhenj! Haria është në shkallën e krahëve të skifterit.
I Dërguar i Allahut,çka do të thonë fjalët e Allahut: "Ke enne hunne jakutu vel merxhan?" Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: "Pastërtia dhe shkëlqimi i tyre është sikurse margaritari shdërritës në guaskë, të cilin duart nuk mund ta prekin!"
I Dërguar i Allahut, më thuaj çfarë kuptimi kanë fjalët e Allahut: " Fihinne hajratun hisan!" Pejgamberi u përgjigj: "Ato kanë sjellje të bukura dhe fytyra simpatike!"
I Dërguar i Allahut,çfarë kuptojnë fjalët e Allahut "Ke ennehunne bid'un meknun!" Pejgamberi,s.a.v.s. u përgjigj: "Butësia tyre është sikurse cipa e butë që mbështjellë brendinë e vezës.
I Dërguar i Allahut, më thuaj çfarë kuptimi kanë fjalët e Allahut të madhërishëm "Uruben etraba!" Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: "Këto janë gra që në dynja kanë vdekur të vjetra, të rraskapitura me rrudha në fytyrë. Këto Allahu në Ditën e Gjykimit do të krijoj të reja, të virgjëra, me vjet të njëjta, tërheqëse, të bukura dhe simpatike!"
I Dërguar i Allahut, cilat janë më të vlefshme, gratë e dynjasë apo hyritë?" Pejgamberi s.a.v.s. u përgjigj: "Gratë e dynjasë janë më të vlefshme se hyritë mu sikur që e jashtmja është më e vlefshme se e brendshmja!"
Ummu Seleme pyeti:" Si janë më të vlefshme, i Dërguar i Allahut?" Pejgamberi u përgjigj:" Janë më të vlefshme me namazin e tyre, agjërimin dhe ibadetin ndaj Allahut. Fytyrat e tyre Allahu do t'i ndriçoj me nurin e Tij, trupin do t'ua mbështjellë me mëndafsh, trupi i tyre do të jetë si margaritar i bardh, do të bartin rroba të gjelbra, perla të verdha, të mbuluara me margaritar, krehër me krehër ari dhe thonë: 'Ne jemi të përhershme, asnjëherë nuk do të vdesim, jemi të lumtura, asnjëherë nuk pikëllohemi, jemi të kënaqura, asnjëherë nuk do të hidhërohemi, i lumi ai të cilit i takojmë dhe ai që na takon neve!'"
Ummi Seleme përsëri pyeti: "I Dërguari i Allahut, ndonjë grua martohet disa herë me një, dy tre, apo katër burra, pastaj vdes dhe hynë në Xhennet. Me cilin burrë do të jetojë në Xhenet?" Pejgamberi u përgjigj:"Ummi Seleme, ajo grua do të ketë rast të zgjedhë dhe do ta zgjedhë atë që ka pas sjellje më të bukur ndaj saj. Ajo do të thotë:"O Zoti im, ky është sjellë më së bukuri me mua andaj të lutem të më lejosh me jetuar me te në Xhennet!"
"O Ummu Seleme- vazhdoi më tutje Pejgamberi s.a.v.s.,sjellja e bukur sjellë dobi (hair) në këtë dhe në botën tjetër!"

 


 

 

Komento temën

Date: 2011-08-12

By: lule

Subject: hfgkhkj

shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuummm e qelluar

—————