Kur linde qave, por të tjerët qeshën. Jeto në mënyrë të atillë që, kur të vdesësh, ti të shkosh i qeshur, kurse të tjerët të qajnë për ty. /www.shkelqimajdini.tk/


 

ERDOGAN: PSE NUK I THONI IZRAELIT QË TË Ç'ARMATOSET

Shtetet të cilat posedojnë armë bërthamore nuk kanë të drejtë që t’i ndalojnë të tjerët për të ndërtuar lloje të tilla armësh.

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se ekzistojnë vetëm “thashetheme” se Irani ndërton armë bërthamore, por nga ana tjetër ka theksuar se Republika Islamike ka të drejtë të zhvillojë programin e saj bërthamor civil.

Erdogan gjatë takimit në Londër  me kryeministrin britanik, Gordan Braun, ka pyetur se pse bashkësia ndërkombëtare asnjëherë nuk bën thirrje në çarmatimin e shteteve, siç është Izraeli, por këtë vazhdimisht e bën ndaj Iranit.

“Këto janë vetëm thashetheme se Irani ndërton armë bërthamore. Besojë se Irani ka të drejtë që të përdor energji nukleare për qëllime civile”, ka deklaruar kryeministri turk.

Erdogan ka theksuar gjithashtu se shtetet të cilat posedojnë armë bërthamore nuk kanë të drejtë të ndalojnë të tjerët që të ndërtojnë lloje të tilla armësh.

“Shikoni Izraelin. Ai posedon armë nukleare. Përse shtetet e tjera nuk ia tërheqin vërejtjen Izraelit që duhet të heq dorë,  e këtë e bëjnë ndaj Iranit?”, ka shtuar ndër të tjerash kryeministri.


Kosova – model për shtetin e Palestinës

 

Në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Shtetit është vendosur një komunikatë, ku bëhet e ditur se do të organizohet një konferencë në internet e titulluar: "Kosova – model për shtetin e ardhshëm të Palestinës?".
 

Konferenca "web-chat" – do të mbahet më 26 qershor, ndërsa në komunikatë theksohet se, "bashkëpunimi intensiv global të cilin e kanë shfaqur shtetet në ndërtimin e shtetit të Kosovës – do të mund të shërbente si shembull për përpjekjet në zgjidhjen e konflikteve tjera – përfshirë këtu edhe punën në krijimin e shtetit palestinez".

Në pyetjet rreth Kosovës – gjatë bisedës online – do të përgjigjet Stuart Jones, zyrtar i lartë në Departamentin e Shtetit – në sektorin për Evropë dhe Euroazi.


Rusia vendos mësimbesimin nëpër shkolla 

 

Dikur shtet ateist, sot sekular, Rusia vendos planin e parë nacional të mësimbesimit në shkolla, duke ofruar si alternativë kurse për etikë sekulare.

 

"Kam vendosur t'i përkrahi të gjitha mendimet fetare kulturore dhe laike nëpër shkollat ruse", ka deklaruar kryetari rus Dimitri Medvedev

Kjo deklaratë e Medvedevit vjen nga mbledhja me përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme fetare në Rusi

"Me fillimin e pranverës së ardhshme do të miratojmë një projekt për çështjen e lejimit të 250 mijë nxënësve në 20% të shkollave ruse të zgjedhin lirshëm fenë të cilën dëshirojnë ta mësojnë"

Medvedevi konsideron se kjo iniciativë do t'ju mundësoj nxënësve lirinë e zgjedhjes së mësimit të fesë që dëshirojnë sipas besimeve fetare që kanë, mirëpo në të njëjtën kohë ai përsëriti rëndësinë parimit të ndarjes së fesë nga shteti. "Mendoj që duhet të theksojmë rëndësinë e principeve themelore për ndarjen e religjionit nga shteti", deklaroi Medvedev në këtë takim.

Plani shtetërorë është i kufizuar vetëm për fetë kryesore në Rusi e që janë Islami, Katolicizmi Ortodoks, Budizmi dhe Jehudizmi.

Duke tentuar t'i zbusë kundërshtarët joreligjioz Medvedev bëri të ditur se nxënësit, gjithashtu, do të kenë opsion që në vend të mësimbesimit të vijojnë mësimet në etikën sekulare.

Ai, gjithashtu theksoi se nxënësve dhe prindërve të tyre duhet t'ju lejohet zgjedhja e lirë. "Çdo forcë apo presion është absolutisht i papranueshëm dhe kontraproduktiv", u tha prijësve fetar.

Përkrahësit e iniciativës e përshëndetën si një hap në drejtim të forcimit të moralit tek gjeneratat e reja.

Mësimbesimi është problem për të cilin është diskutuar shumë, duke shkaktuar kontroverse të mëdha në Rusi, ku sipas kushtetutës kisha dhe shteti janë zyrtarisht të ndara.

Islami është feja e dytë më e madhe në Rusi. Muslimanët arrijnë 15% e banorëve të vendit që arrin numrin 145 milionësh.